Brooke Goodwin, vajza amerikane që ‘dashuron’ Shqipërinë, flet gjuhën tonë dhe është fenomen në ‘Tik-Tok’

Ajo është amerikane por një vizitë në Shqipëri bëri që të ‘ dashurohej’ me vendin tonë dhe të mësonte pothuajse shumë mirë gjuhën shqipe. Brooke Goodwin është 25-vjeçarja e cila u bë e njohur nëpërmjet videove në rrjetin social Tik-Tok ku shpërndante video të ndryshme në gjuhën shqipe, ndërsa bën humor, tregon për kulturën shqiptare dhe arsyet përse e pëlqen kaq shumë Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi më tepër për të.

‘Unë isha në Shqipëri për pushime dhe kur e pash Shqipërinë që ishte shumë e bukur, kam udhëtuar shumë por nuk kam parë një vend si Shqipëria, prandaj më pëlqen shumë’ tha ajo.  

Ajo ka vizituar shumicën e vendeve të Shqipërisë dhe I pëlqejn aq sa nuk  mund të zgjedh njërin prej tyre:

‘Kam qenë në të gjithë, Tiranë Librazhd, Elbasan, Shkodër për pak, nuk I kuptoja shumë mirë sepse kanë theks ndryshe, kam shkuar në plazh, kam pasur edhe një apartament për pak kohë në Tiranë, më pëlqen më shumë fshati shqiptar, është shumë bukur në fshat. Ushqim I bukur, kultur e bukur, gjithcka  e mirë’ u shpreh ajo.

Por çfarë i ka bërë më shumë përshtypje Brooke nga Shqipëria?

‘Duhet të presësh shumë minuta për ujin e ngrohtë në dush, miqtë në Amerikë nuk më besonin për këtë. Ushqimi është shumë ndryshe në Shqipëri, kultura gjithashtu, në Shqipëri është interesante, muzika popullore, historia. Njerëzit duhet të vijnë të mësojën dhe historinë jo vetëm për plazhet dhe gjërat e bukura’ tha ajo.

Ajo ka jetuar në Shqipëri në kohë të ndryshme dhe u shpreh se ndërkohë Tik-Tok e ka ndihmuar që të përmirësojë gjuhën dhe të njoh më shumë vajza të tjera shqiptare që jetojnë këtu ose në Amerikë:

Shpresoj të vij prap, por edhe në Tik –Tok është shumë bukur sepse mund të flas më goca shiqptare që jetojnë në Amerikë, që jetojnë ën Shqipëri dhe është shumë bukur sepse mund të mbështesim njëra-tjetrën ‘përfundoi ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja