Pas ndarjes nga pop ylli me famë botërore Rihanna, reperi Chris Brown është rikthyer me ish të dashurën e tij,  modelen Karrueche.

Ditën e Krishtlindjeve duket se ata e kanë kaluar bashkë ndërsa Rihanna është single.

Ka qenë Karrueche e cila ka postuar një foto së bashku me Chris në diçiturën e së cilës shkruan: “Gëzuar Krishtlindjet nga ne”.

chris brown

Ashtu siç duket edhe në foto Chris I ka dhuruar një puthje të dashurës së tij, e cila duket se është mjaft e lumtur në krahët e reperit.

Nga ana tjetër Rihanna ka qenë në vendin e saj të lindjes në Barbados për Krishltindje, ku është argëtuar me familjarët dhe miqtë e saj.

Ditën e djeshme ajo postoi një foto në rrjetet sociale ku dukej e lodhur nga festa e një nate më parë.

rihanna

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)