Brozi: PD, diktat nga Berisha 
ende në peshën e krimeve të tij

Brozi: PD, diktat nga Berisha <br />ende në peshën e krimeve të tij
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit në periudhën 1992-1995, Zef Brozi në pjesën e dytë të intervistës së tij për gazetën “Shqiptarja.com” flet për performancën e qeverisë, Presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe opozitën e djathtë. Ai nuk ka munguar të shprehet se Presidenti Nishani duhet të jetë më bashkëpunues me mazhorancën, jo të pengojë reformat e saj. Brozi nënvizon në krye të herës se nuk duhet të pritet shumë nga një presidenti i emëruar përmes kulisash nga Berisha, i cili nuk vendos asgjë me bindjen e tij por që është vegël e bindur e atij që e ka emëruar aty.

Ai thotë se duhet me patjetër një President i zgjedhur nga populli, të cilin e kanë jo vendet e zhvilluara por deri dhe Afganistani dhe Mongolia. Ndërkohë që nënvizon se President më 1992 duhej të ishte zgjedhur një ish-i përndjekur politik. Brozi vlerëson qeverinë Rama për reformat që ka ndërmarrë deri më tani që sipas tij po e tregon me vepra se është qeveria me e mirë, realisht më properëndimorja, më e përkushtuara, më energjikja, më intelektualja dhe më e suksesshmja nga të gjitha qeveritë e derisotme.

Për Brozin zgjedhjet e 23 qershorit ishin një shpëtim për Shqipërinë, ndërsa nuk kalon pa komentuar dhe opozitën e cila i është rikthyer bojkotit dhe mungesës së dialogut. Ai thotë se ndjen vetëm mëshirë për të gjithë ata deputetë të disa partive të tjera të vogla që vazhdojnë të jenë pjesë e marrëzisë berishiane dhe me vullnetin e tyre po komandohen nga Berisha. PD, për të është e kërrusur nga krimet dhe marrëzitë e Berishës. Ndërkohë që ka një vlerësim maksimal për kreun e Kuvendit Ilir Meta.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën