BRUKSEL - Vrasja e deputetit serb në Mitorvicë ka krijuar shqetësim për situatën në Veri të Kosovës edhe tek faktori ndërkombëtar. Atentatin në fjalë e ka dënuar sot edhe zyra e baroneshës Catherine Ashton nga BE përmes një njoftimi nga Brukseli.

“Përfaqësuesja e Lartë shpreh keqardhjen për vrasjen e Dimitrije Janiçijeviç, këshilltar komunal të Mitrovicës së Veriut, në veri të Kosovës brenda natës. Ajo shpreh ngushëllimet e saj familjes dhe miqve të viktimës”, thuhet ndër tjera në deklaratën e zëdhënëses së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kocijancic me rastin e vrasjes së këshilltarit të Mitrovicës së Veriut.

Përfaqësuesja e Lartë, sipas znj.Kociajancic po ashtu pret një hetim të shpejtë rreth kësaj vrasjeje në mënyrë që autorët e krimit të vijnë para drejtësisë. “Çdo përdorim i dhunës është krejtësisht i papranueshëm”, u shpreh Kocijancic.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)