Bruksel, Basha rrëfehet tek Weber
“Rama-Meta instalojnë oligarkinë”

Bruksel, Basha rrëfehet tek Weber<br />“Rama-Meta instalojnë oligarkinë”
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ka deklaruar për mediat se ditën e sotme ka takuar kryetarin e grupimit të qendrës së djathtë në Parlamentin Europian, liderin e PPE, Weber. Basha pretendon të ketë informuar Weber mbi gjendjen në Shqipëri duke ndarë me të dhe shqetësimet e opozitës mbi kursin qeverisës së vendit tonë.

“Janë shqetësime që kanë të bëjnë me regresin që Shqipëria po bën në fushën e demokracisë, shtetit ligjor, të drejtave të njeriut. Është një kurs krejtësisht i kundërt me atë që priste BE, pas marrjes së statusit kandidat, është një kurs i rrezikshëm për Shqipërinë dhe unë e informova për vendosmërinë e PD, të opozitës shqiptare, që së bashku me qytetarët shqiptarë të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë revansh antidemokratik që cënon jo vetëm arritjet e deritanishme të Shqipërisë por edhe ato që dëshiron çdo shqiptar, rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit europian.”- deklaroi për mediat, kreu i PD dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha.

I pyetur për impaktin që mund të ketë deklarata më e hershme e Weber, ku shpreh shqetësimin mbi mosrespektimin e parimeve demokratike në Shqipëri dhe mbi mundësinë  se kjo do të vononte shumë edhe hapjen e negociatave të Shqipërisë, Basha përqëndrohet tek “binomi Rama-Meta”. Sipas kreut të PD ky “çift”, pas marrjes së statusit, “ka braktisur totalisht axhendën europiane dhe i është përkushtuar një axhende oligarkike”, sipas Bashës, duke shkelur Kushtetutën dhe duke dhunuar opozitën në Parlament. Duke instaluar dhe “konfliktualitetin më të egër në 23 vite të Shqipërisë pluraliste”.

“Ka provokuar një krizë parlamentare përmes shkeljes së Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që i japin opozitës parlamentare të drejtën e komisioneve hetimore parlamentare, për transparencë dhe llogaridhënie të ekzekutivit para qytetarëve shqiptarë dhe së fundmi ka dhunuar fjalën e lirë, opozitën në Parlament përmes një grupi të strukturuar dhune të përbërë nga deputetë me precedentë kriminalë të cilët janë zgjedhur enkas nga Rama dhe janë futur në Parlament, pikërisht që të bëjnë “xhandarin” kundër fjalës së lirë.”-tha për mediat Lulzim Basha.

Duke vazhduar t’i referohet “dyshes Rama-Meta”, kreu i PD, Basha përmend dhe rastin e rrëzimit të “monumentit të demokracisë ” në Kavajë, duke e konsideruar si shkatërrimin e simbolit të lirisë dhe demokracisë dhe për jo-demokratët.

“Shikoni se ç’bën në Kavajë, me rrëzimin e monumentit të demokracisë, ditën kur ndodh Dialogu i Nivelit të Lartë! Edi Rama ndryshe flet në konferencë për shtyp, ndryshe flet me vepra, duke shkatërruar simbolin e lirisë dhe demokracisë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për demokratët.”- deklaroi nga Brukseli, Lulzim Basha.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore