Bruksel, BE jep 120 milionë euro
për shpërndarjen e wifi falas

Bruksel, BE jep 120 milionë euro<br />për shpërndarjen e wifi falas
Bashkimi Evropian merr një vendim për akordimin e 120 milionë eurove për planin e shpërndarjes së wifi-së falas në të gjithë territorin e Evropës.

Skema e parashikuar nga Bashkimi Evropian do të përfshijë zonat publike si parqet, spitalet, ambientet edukative dhe në përputhje me një tekst të miratuar nga Parlamenti Evropian gjatë ditës së sotme.
 
Programi për alokimin e këtij fondi  është njoftuar një vit më parë  nga ana e Presidentit të Komisionit Evropian  Jean –Claude Juncker, ndërsa  në fjalën e tij tha se:  Për situatën në Bashkimin Evropian synojmë shpërndarjen  e wifi-së në tetë mijë qytete e fshatra në të gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përfundoi Juncker.
 
Kjo përpjekje dhe nismë e Bashkimit Evropian do ndihmojë shumë vende me teknologjinë e re të shpërndarjes së wifi falas në ambientet, që nevoja për këtë shërbim është gjithnjë  në rritje.
 
 
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre