Komisioni Europian njoftoi sot se ka rezervuar 225 milionë doza të vaksinës potenciale kundër COVID-19 nga kompania bioteknike gjermane “CureVac”, marrëveshja e katërt e këtij lloji e arritur nga BE me laboratorët që po zhvillojnë vaksinat e mundshme.
“Diskutimet me “CureVac” do të duhet të përfundojnë me një kontratë për blerjen paraprake”, theksoi ekzekutivi europian në një komunikatë.
“Kontrata e parashikuar do të mundësojë për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian të blejnë vaksinës dhe gjithashtu ta dhurojnë për vendet me të ardhura të ulëta apo mesatare apo ta transferojnë atë drejt vendeve europiane”, nënvizoi i njëjti burim.
Blerja fillestare do të jetë 225 milionë doza për llogari të shteteve anëtare të BE-së, pasi të tregohet efikasiteti dhe siguria e një vaksine.
Kjo është marrëveshja e katërt e arritur në kuadër të blerjes së vaksinave nga Komisioni Europian.
Brukseli ka rezervuar tashmë 300 milionë vaksina, në përgatitje nga francezi “Sanofi” dhe 400 milionë nga amerikani “Johnson & Johnson”.
Komisioni ka nënshkruar gjithashtu më 14 gusht një kontratë blerjeje paraprake me grupin farmaceutik “AstraZeneca” për 300 milionë doza, me një mundësi për 100 milionë doza shtesë.
Komisioni Europian po mban premtimin e tij për t’u siguruar europianëve dhe botës qasje të shpejtë në një vaksinë të sigurt që na mbron nga koronavirusi. Çdo cikël negociatash që ne kemi arritur me industrinë farmaceutike na sjell më afër fitores kundër këtij virusi”, përshëndeti presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lukashenko fiton mandatin e shtatë në Bjellorusi, BE-ja i cilëson votimet si të rreme
27 Janar, 09:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Sezoni i gripit, Silva Bino: Vaksinohuni, më të rrezikuar personat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike
23 Janar, 10:49
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
Po te ma japin 3 milion neve te mbarurve ketu dhe te vieni rehat
Përgjigju