BRUKSEL - Niveli i papunësisë ka mbetur i qëndrueshëm në zonën euro në muajin tetor në raport me muajin shtator, në 11,5 për qind, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave Eurostat.
Ka pasur 18,39 milionë të papunë në muajin tetor në zonën euro, rreth 60 000 më pak se muaji i mëparshëm dhe 547 000 më pak se një vit më parë.
Në një vit, përqindja e papunësispë ka regjistruar një rënie të lehtë nga 11,9 për qind në muajin tetor 2013.
Gjermania dhe Austria mbeten dy vendet e zonës euro ku papunësia është më e ulët, me përqindje respektive me 4,9 për qind dhe 5,1 për qind, në të njëjtin nivel me muajin e mëparshëm.
Pjesa tjetër e tabelës, Greqia ruan rekordin e përqindjes më të lartë të papunësisë me 25,9 për qind në muajin gusht, datë e të dhënave të fundit të disponueshme, e ndjekur nga Spanja me një për qindje prej 24 për qind për të dytin muaj radhazi.
Në një vit, Spanja dhe Portugalia, të prekura për një kohë të gjatë nga kriza, shfaqën gjithashtu një përmirësim. Papunësia arriti në Spanjë nga 26 për qind në 24 për qind dhe në Portugali nga 15,6 për qind në 13,4 për qind.
Megjithatë situata është përkeqësuar në Itali, ku papunësia ka arritur nga 12,3 për qind në muajin tetor 2013 në 13,2 për qind dhe në Finlandë,e me një rritje nga 8,3 për qind në 8,9 për qind. Në Francë, përqindja e papunësisë arriti nga 10,2 për qind në 10,5 për qind.
Papunësia vazhdon të prekë pothuajse një të katërtën e të rinjve të zonës euro duke arritur në 23,5 për qind nga 23,4 për qind një muaj më parë.
Në të gjithë Bashkimin Evropian, papunësia ka prekur në muajin tetor 24,41 milionë persona, rreth 10 për qind./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com