PRISHTINË - Nesër do të mbahet takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të Serbisë, Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton. Ky takim do të mbahet në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se gjatë takimit të radhës, do të adresohet çështja e vlerësimit të shkallës së implementimit të marrëveshjeve në kuadër të marrëveshjes së 19 prillit. Ajo më tej raporton për mediat në Kosovë se do të diskutohet çështja e mbetur, e cila ka të bëjë me shtrirjen e strukturave gjyqësore dhe të prokurorisë në pjesën veriore të vendit.
“Siç e dini, në dhjetor, në takimin e kryeministrave me baroneshën Ashton, është arritur marrëveshja që në pjesën veriore do të ketë një gjykatë themelore që do të vlejë për gjithë rajonin e Mitrovicës, ashtu siç e parashohin ligjet e Kosovës, si dhe do të ketë një zyrë të prokurorisë. Veprimtaria e tyre do të jetë në kuadër të sistemit unitar të shtetit të Kosovës dhe do të jetë plotësisht në përputhje me ligjet e Kosovës për këtë çështje”, ka deklaruar Tahiri.
Lidhur me shpërbërjen e strukturave paralele në fushën e drejtësisë, zv/kryeministrja Tahiri, ka vlerësuar se kjo çështje është në proces e sipër. Sipas saj, ata persona që kanë punuar në këto gjykata, tani po presin të integrohen në institucionet e Kosovës.
“Shpërbërja e strukturave paralele në fushën e drejtësisë, përkatësisht të gjykatave dhe të prokurorisë, është në proces e sipër. Ajo që deri tash është arritur është se këto gjykata paralele serbe kanë ndërprerë pranimin e lëndëve të reja. Praktikisht individët që kanë punuar në këto gjykata janë në pritje të integrimit në institucionet e drejtësisë të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com