Bruksel, ish-deputeti i PD në PPE: Mos mbyllni sytë dhe veshët ndaj situatës në Shqipëri

Bruksel, ish-deputeti i PD në PPE: Mos mbyllni sytë dhe veshët ndaj situatës në Shqipëri

Gert Bogdani

BRUKSEL- Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PD Gert Bogdani gjatë diskutimit në Asamblenë Politike të PPE-së (Partive Popullore Europiane) për zhvillimet në Ballkan dhe në Shqipëri u kërkoi vendeve anëtare të Bashkimit Europian të mos mbyllin sytë dhe veshët ndaj situatës në Shqipëri.

Ai theksoi se liritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri janë përkeqësuar ndjeshëm dhe se ekonomia është përqendruar në duart e disa oligarkëve, klientë të qeverisë. Bogdani përmendi kontratën koncesionare të Rrugës së Kombit. Bogdani deklaroi se taksat e larta ishin arsyeja përse banorët e Kukësit u ngritën në protestë të bashkuar, përtej dallimeve partiake.

Protestuesit u arrestuan në mënyrë të paligjshme, në shkelje të të drejtave kushtetuese dhe vazhdojnë të mbahen në burg pa një procedurë të rregullt ligjore. Janë proceduar penalisht rreth 60 deputetë, kryebashkiakë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët nuk kontrollohen nga kryeministri Rama, me synimin për të shuar zërat kritikë kundër qeverisë.

Gert Bogdani

Sipas njoftimit të shpërndarë nga selia blu, Bogdani rikonfirmoi qëndrimin e PD për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit, duke argumentuar se sa më afër integrimit në Bashkimin Europian të jetë Shqipëria, aq më shumë llogaridhënie dhe mbajtje përgjegjësie do të ketë për qeverinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Realisti: 11/04/2018 08:34

    E paska thene fiks Bogdani. Sipas Freedom House, 2018-a paraqet mundësi që Shqipêria të rrëshqasë drejt AUTORITARIZMIT!

    Përgjigju
  • O Lulqim na çave trapin.: 10/04/2018 22:50

    Asht zedhens i UDB-se Jugosllave i babait shpirtnor Berish spiunit serb.

    Përgjigju
  • Bogdanovic: 10/04/2018 20:52

    .. Bogdanovic, ke fol tamam(ekzakt) si me qene Deputet I Shkaut Serb...?!

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 10/04/2018 19:02

    I zgjati veshet ky gelbaza e Tirones?

    Përgjigju
  • dfgsdg: 10/04/2018 18:46

    ik re kurv erseke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë