BELGJIKË - Një lord droge është kapur me 15 kg kokainë në një hotel në Bruksel. Policia belge thotë se, 61-vjeçari shqiptar, A.Bajrami, me pasaportë belge është kreu i një organizate shqiptare kriminale.

Bajrami u arrestua në momentin që do të bënte shkëmbimin e drogës me paratë. I dyshuari drejton një kafe në një zonë popullore në Bruksel, kafen që e përdorte për të mbuluar aktivitetin ilegal të shitjes së armëve dhe të kokainës. Shqiptari ishte nën hetim prej dy vitesh dhe ndiqej nga policia gjyqësore.
hhh
(Hoteli ku po kryhej shit-blerja e kokainës)

Operacioni

Arrestimi i trafikantëve u bë në hotelin “Sheraton”, i cili ka 1 404 dhoma. Gjatë operacionit, policia gjeti dy valixhe ku në njërën ishte sasia prej 15 kg kokainë dhe në tjetrën shuma prej më shumë se 500 000 euro. Ndërhyrja e policisë u bë në momentin e mbylljes së “pazarit”, që po zhvillohej në katin e 14-të të hotelit. 

Një prokuror ka konfirmuar për gazetën belge “La Derniere Heure” se dy të arrestuarit janë të datëlindjes 1954 dhe 1988. Të dy ishin në listën e zezë. Mark N., 27 vjeç, i cili iu gjet dhe pistoletë në momentin e arrestimit dhe A. Bajarami, 61 vjeç.

Prangave u ka shpëtuar blerësi i drogës, i cili kishte mbërritur në hotel me valixhen me 525 mijë euro. Ai arriti të arratisej pasi e njihet mirë hotelin dhe daljen e emergjencës, raporton gazeta belge “La Derniere Heure”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)