BRUKSEL, 4 shkurt /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian propozoi sot përshpejtimin e zhbllokimit të një miliard eurove këtë vit, në kuadër të shumës së parashikuar për të ndihmuar shtetet anëtare për të lehtësuar rikthimin e punësimit apo për trajnimin e të rinjve të papunë.
Papunësia e të rinjve është problemi më urgjent me të cilin më duhet të përballem", theksoi në një konferencë shtypi komisionerja evropiane e ngarkuar me Punësimit, Marianne Thyssen.
"Pesë milionë të rinj evropianë janë të papunë dhe përqindja e papunësisë tek të rinjtë e kalon nivelin 50 për qind në disa vende", theksoi ajo duke shtuar se kjo është një situatë e papranueshme.
Propozimi u nënshkrua në kuadër të iniciativës për punësimin e të rinjve i projektuar për të plotësuar ndihmën e dhënë nga Fondi Social Evropian për shtetet anëtare, disa rajone të të cilave shfaqin një përqindje të papunësisë të të rinjve që kalon nivelin 25 për qind./
/ec/ a.jor.