BRUKSEL - Komisioni Europian publikoi kete te merkure paketen e zgjerimit 2013, per të gjitha vendet kandidate dhe aspirante.
KOSOVA
Sa i përket Kosovës, KE-ja ka konstatuar atë që kishte konstatuar edhe në pranverë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet afatshkurtra dhe tash është e gatshme që të t’i nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, negociata këto që pritet të nisin më 28 të këtij muaji. “Ky eshte nje vleresim për progresin e arritur nga Kosova në reformat kyçe dhe përpjekjet që ka bërë drejt normalizimit të marredhenieve me Serbinë”, deklaroi Fyle. Sipas tij, Prishtina duhet të mbështesë aktivisht Eulex" dhe nuk duhet të ndalet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
SERBIA
Sa i perket Serbise, Komisioni konkludoi se vendi vazhdon te permbushe kriteret politike, ndersa theksohet rendesia e vazhdimit te progresit ne normalizimin e marredhenieve me Kosoven, perfshire ketu zbatimin e marreveshjeve qe jane arritur deri me tani mes dy vendeve. KE kerkon qe Serbia te vazhdoje me hapin e reformave ne fushat kyce si sundimi i ligjit, reforma ne gjyqesor, lufta kunder korrupsionit, pavaresisa e institucioneve kyce dhe liria e medias.
MAQEDONIA
Përsa i përket Maqedonisë, Komisioni ka arritur në konkluzionin se vendi vazhdon të përmbushë në mënyrë të mjaftueshme kriteret politike për antarësim në BE dhe rekomandon për të pestin vit rradhazi, hapjen e negociatave për antarësim. Ashtu si vitet e mëparshme, KE bën thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje në bisedimet me Greqinë, lidhur me çështjen e emrit.
MALI I ZI
Dy kapituj negociues janë hapur dhe mbyllur. Ndërkohë që Mali i Zi ka adoptuar disa plane veprimi. Mbi këto baza është ftuar të dërgojë pozicionin e negociatave të këtyre dy kapitujve të prezantuar në fillim të muajit tetor. Mali i Zi duhet të zhvillojë rekordet në këtë sektor, në veçanti përsa i përket korrupsionit që është në nivel të lartë dhe krimit të organizuar.
BOSNJË-HERCEGOVINA
Nderkaq, procesi i integrimit te Bosnje-Hercegovines vijon te jete ne ngerç, pasi perfaqesuesit politike te vendit nuk arrijne te bien dakord mbi nje zgjidhje per implementimin e vendimit te gjykates europiane te te drejtave te njeriut per diskriminimin etnik te qytetareve. Ndaj KE vlereson ne progres raportin per Bosnjen se adresimi i kesaj çeshtjeje mbetet kyç per hyrjen ne fuqi te MSA-se dhe per nje aplikim te besueshem per anetaresim.
TURQIA
Ne progres raportin per Turqine, kete vit KE vlereson hapat e ndermarre nga autoritetet turke gjate ketij viti, por thekson nevojen per te zhvilluar nje demokraci vertet pjesemarrese, duke perfshire te gjithe segmentet e shoqerise.
ISLANDA
Duke qene se qeveria e Islandes ka vendosur pezullimin e perkohshem te negociatave per anetaresim, deri ne organizimin e referendumit, KE deklaroi se eshte ne pritje te vendimit qe do te marrin populli dhe autoritetet e Islandes.
Redaksia Online
(e.b./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com