BRUKSEL, 29 dhjetor /ATSH-AFP/ - Komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike, Pierre Moscovici u kërkoi sot zgjedhësve grekë të mbështesin reformat e domosdoshme për rritjen ekonomike gjatë zgjedhjeve legjislative të parakohshme që do të zhvillohen në fund të muajit janar.
"Një angazhim i madh drejt Evropës dhe një mbështetje e gjërë nga ana e zgjedhësve dhe politikanëve grekë kundrejt procesit të reformave të domosdoshme për rritjen ekonomike janë thelbësore që Greqia të progresojë brenda zonë euro", sipas një komunikate.
Moscovici reagoi për dështimin e zgjedhjes së presidentit të Republikës nga Parlamenti grek duke shkaktuar organizimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme më 25 janar.
Kjo mund të sjellë në pushtet partinë e majtë radikale Syriza, kundërshtare e reformave të vendosura nga kreditorët e trojkës (BE-BQE-FMN).
Fakti që kandidati i qeverisë greke, Stavros Dimas nuk u zgjodh president është një dështim për Komisionin. Një prej zëdhënësve të tij kishte deklaruar në fillim të muajit dhjetor se zgjedhja e Dimas, një ish-komisionet evropian dhe një evropian i bindur ishte një sinjal i fortë për Evropën./
/ec/  a.jor.