BRUKSEL- Komisioni Evropian siguroi Greqinë për mbështetjen e tij dhe premtoi se do të vazhdonte t'i jepte asistencë vendit me çdo mënyrë, ndërkohë që Athina ka pasur shumë trazira në tregje duke rritur frikën për një rikthim të krizës në zonën euro.
"Pa asnjë hezitim, Evropa do të vazhdojë të mbështesë Greqinë me çdo mënyrë për të siguruar kushte të favorshme financimi për shtetin grek dhe për të lehtësuar rikthimin e plotë në tregje", konfirmoi sot zëdhënësi i Komisionit i ngarkuar me çështjet ekonomike, Simon O'Connor.
"Ne do të punojmë për të garantuar një zhvillim të qetë të ndihmës evropiane në vend pas përfundimit të programit të ndërmarrë. Do të mbështesim Greqinë për të siguruar kredimarrësit dhe tregjet financiare", shtoi zëdhënësi, ndërkohë që programi i dytë i asistencës për Greqinë përfundon në fund të vitit./ATSh/
/Shqiptarja.com