Bruksel, mbyllet Forumi Europian i
Kulturës, mori pjesë dhe Shqipëria

Bruksel, mbyllet Forumi Europian i<br />Kulturës, mori pjesë dhe Shqipëria
Ministria e Kulturës ka marrë pjesë në Forumin Kulturor për Kulturën, që u zhvillua në Bruksel në datat 19-20 prill 2016. Ky forum është një ngjarje e rëndësishme për kulturën, që organizohet nga Komisioni Evropian dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e bashkëpunëtorëve të kultures evropiane, si aktorët kryesorë në zhvillim të politikave dhe nismave kulturore në fokus të Axhendës Evropiane për Kulturën.
 
Forumi Evropian për Kulturën po zhvillohet në një moment sfidash për Bashkimin Evropian dhe pyetja kryesore është nëse kultura ka fuqinë të promovojë ndryshime për të ndërtuar një Evropë më të forte dhe gjithëpërfshirëse.

Prandaj Forumi Evropian për Kulturën reflekton pikërisht mbi kontributin e kulturës për disa nga prioritetet evropiane si: kohezioni social, dialogu ndërkulturor, inovacioni, rritja ekonomike dhe punësimi.

Në forum morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian, të Parlamentit Evropian, Institucionet publike dhe private që operojnë në sektorin kulturor dhe kreativ, etj.
 
Eventi prezantoi dy ditë të plota prezantimesh dhe debatesh, që përfshinë sesionet plenare tëfokusuara në objektivat prioritarë të Axhendës Evropiane për Kulturën (sociale, ekonomike dhe hapësirës së marredhënieve të jashtme), sikurse çështje të tjera specifike dhe teknike. 
 
Pjesë e aktiviteteve në Forum, ishin edhe sesionet permanente të strukturave të Evropës Krijuese, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.

Në vitin 2014 Ministria e Kulturës vendosi ta bëjë Shqipërinë pjesë të programit më të madh kulturor Evropa Krijuese, duke përmbushur të gjitha kriteret dhe duke paguar të gjitha detyrimet financiare për t’u anëtarësuar në të dy programet Kulturës dhe Media.

Forumi Evropian për Kulturën shërben për shkëmbimin e eksperiencave të vendeve pjesë marrëse, të informacioneve të projekteve të ndryshme, etj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri