Një person i armatosur ka marrë peng 15 persona në një supermarket në komunën Forest, të Brukselit.
Sipas mediave belge autori tentoi të grabiste një supermarket por pa sukses. Më pas, ai ka marrë peng 15 personat që ndodheshin në supermarket.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë bëri që pengmarrja të përfundojë pa të lënduar, ndërsa është arrestuar menjëherë autori i armatosur.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së kësaj të marte, sipas orës lokale.
Mediat belge bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e pengjeve është e mirë.

(Foto nga vendi i ngjarjes)
Reaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com