Bruksel, ministri danez: Do të
shtyhet Statusi për Shqipërinë

BRUKSEL- Prej orës 11:00  Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian janë në mbledhje ku në rend të ditës është edhe disktumi i dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë i propozuar nga Komisioni Evropian.

Para se të hynin në mbledhjet ministrat e Jashtëm kanë dhënë deklarata për gazetarët. Ministri danez për çështjet e Europës Nick Haekkerup deklaron  “Statusi kandidat për Shqipërinë do të shtyhet”. Deklarata Nick Haekkerup  është bërë para hyrjes në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së.  Holanda deklaron se nuk ka marrë ende një vendim. Sllovenia dhe Kroacia pro statusit.

Mbledhja pritet të zgjasë deri në orën 21:00 të mbrëmjes dhe më pas do të ketë një edhe konferencë për shtyp për vendimit e marra. Vetëm atëherë, Shqipërisë do t`i komunikohet nëse do t`i jepet ose jo statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

ORA 13: 44 MINISTRI DANEZ: STATUSI KANDIDAT DO TE SHTYHET
 Ministri danez për çështjet e Europës. Nick Haekkerup deklaron  “Statusi kandidat për Shqipërinë do të shtyhet”. Deklarata Nick Haekkerup  është bërë para hyrjes në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së. 
 
Qëndrimi i Danimarkës është se Shqipëria ka bërë shumë progres por duhet të shikojmë rezultatet në një afat të gjatë përpara se të jepet statusi i vendit kandidat”- ka shpjeguar ministri danez për gazetarët.
 
Ministri ka shpjeguar se Danimarka është pranë Holandës në lidhje me qëndrim e Shqipërisë  cila sa i takon bllokut të vendeve “skeptike” mund të mbështetet edhe nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe. Në krahun e kundërt ndërkohë gjendet Italia, Austria, Hungeria, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Estonia dhe Irlanda, vende të cilat kanë mbështetur kandidaturën e Shqipërisë. Sipas tyre Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga BE, ashtu siç iu shpreh në një letër Lituanisë, e cila morri presidencën e rradhës së BE, si dhe baroneshës Catherine Ashton. Në mungesë të unanimitetit mes 28 vendeve anëtare, e nevojshme për të gjitha vendimet mbi zgjerimin e BE, Këshilli i Ministrave të Jashtëm mund të njohë progreset e shumta të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE, por njëkohësisht "mund të vijë me një shenjë të qartë që vendimi të merret në gjashtë mujorin e parë të  2014, raportojnë disa burime.


(VIDEO:  Deklarata e  Ministrit danez për çështjet e Europës. Nick Haekkerup)

MINISTRI I LUKSEMBURGUT: MBESHTESIM SHQIPERINE
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut,  Jean Asselborn deklaron “E mbështesim kandidaturen e Shqipërisë”


(Video: Deklarata e ministrit te Jashtëm i Luksemburgut,  Jean Asselborn)

MINISTRI I FINLANDEZ: MBESHTESIM STATUSIN POR KA ENDE PYETJE
Ministri finlandez për çështjet e Europës, Alexander Stubb deklaron: E mbështesim dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë, por ka ende disa pikëpyetje.


(VIDEO: Deklarata e ministrit Alexander Stubb para mbledhjes )

ORA 13: 00 SLLOVENIA DHE KROACIA MBËSHTESIN DHËNIEN E STATUSIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusić, para fillimit të mbledhjes së Këshillit të ministrave të BE-së, tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për marrjen e statusit.
  “Kroacia është iniciatore e letrës që rekomandon dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, pasi sipas nesh Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për marrjen e statusit. Ne morëm mbështetjen e disa vendeve për këtë letër, të cilat e reflektuan qëndrimin e tyre edhe në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Jashtëm. Le të shohim se ç’do të ndodhë sot, por për sa i përket Kroacisë, ne mbështesim fort kandidaturën e Shqipërisë dhe do të punojmë në këtë drejtim për ta mbështetur këtë vendim”, tha Pusić.

Edhe Ministri i Jashtem i Sllovenise, Karl Erjavec para fillimit të mbledhjes së Këshillit deklaroi se, “Ne e mbështesim kandidaturën e Shqipërisë, pasi mendojmë se ka bërë progres të dukshëm. Nuk e di nëse do të kemi sot një vendim për Shqipërinë”.

(Video: Deklarata e ministrit slloven, Karl Erjavec)


ORA 12:00 HOLANDA: NUK KEMI MARRE VENDIM PER SHQIPERINE
Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Frans Timmermans, para fillimit të mbledhjes u shpreh se Holanda ende nuk ka marrë një vendim për Shqipërinë. 

  “Nuk kemi marre vendim për Shqipërinë. Presim ta diskutojme me koleget e tjere gjatë mbledhjes”, tha Timmermans, informon atsh.
 

(Video: Deklarata e ministrit  Frans Timmermans)

ORA 12:06 BILD: PRO DHENIES SE STATUSIT

 Ndërkohë më herët përpara fillimit ë mbledhjes pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë janë shprehur Carl Bildt, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Alexander Stubb, Ministri i Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme të Finlandës dhe Jean Asselborn, Ministër i Punëve të
Jashtme të Luksemburgut.

"Shpresoj te marrim nje vendim pozitiv për Shqipërine, pasi e di se ka disa vende kanë shprehur rezerimet e tyre ne lidhje me çeshtjen. Zgjedhjet dhe puna e qeverise, duhen shperblyer, por  Shqipëria gjithsesi ka një rrugë të gjatë pët të bërë.”- tha Bild.

— Carl Bildt (@carlbildt) December 17, 2013

Mbledhja pritet të zgjasë deri në orën 21:00 të mbrëmjes dhe më pas do të ketë një edhe konferencë për shtyp për vendimit e marra.

Vetëm atëherë, Shqipërisë do t`i komunikohet nëse do t`i jepet ose jo statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.   Sot vendosin Ministrat e Jashtem


4 SKENARET PER DHENIEN E STATUSIT
Dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë kalon përmes katër skenarëve. Skenari i parë është që ministrat e jashtëm të BE të vendosin sot pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Nëse jo skenari i dytë: Vendimi i kryeministrave të BE 3 ditë më pas, më 20 dhjetor përmbys vendimin e shefave të diplomacisë dhe vendos pro Shqipërisë.

Varianti i tretë është një vendim pro statusit në mars të vitit 2014 kur zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave të BE dhe varianti i katërt në dhjetor të vitit 2014.

Ndërkohë që Holanda duket e vendosur në qëndrimin e saj kundër dhënies së statusit të vendit kandidat nga BE për Shqipërinë. Dhe jo se e ka zënë me Shqipërinë, është në tërësi kundër zgjerimit të BE, madje dhe kundër përfshirjes së Rumanisë e Bullgarisë në sistemin “shengën” ku pritet të vendosë veton.

Kryesorja në këtë qëndrim të Holandës kundër Shqipërisë për statusin janë dhe problemet e brendshme politike, pasi së afërmi ka zgjedhje me kartën e moszgjerimit të BE.

Dhe Holanda po lobon fort tek vendet e lëkundura, konkretisht ka bisedime të fshehta me Gjermaninë që të bashkohet me të në votën kundër sot, në mënyrë që ajo mos jetë “delja e zezë” e Evropës. Mësohet se janë dhe tre vende të tjera skeptike bashkë me Gjermaninë, dhe konkretisht Britania, Danimarka dhe Franca.

Nga ana tjetër pro janë gati të gjithë vendet e tjera të BE, madje Kryediplomatët e 8 shteteve, Italisë, Austrisë , Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës e Sllovenisë shprehen të bindur se Shqipëria i ka plotësuar gjithë kushtet e vendosura nga BE e i kanë dërguar letër Ashton, dhe Lituanisë si presidente e radhës që Shqipërisë ti jepet sot statusi.

Ndërkohë mbrëmë është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm në Bruksel. Pas një mbledhjeje të gjatë, që ka zgjatur rreth dhjetë orë, ku temë diskutimi është parathënë ka qenë edhe Shqipëria, shefja e Politikës së Jashtme të KE, Catherine Ashton në konferencën për shtyp s’tha asgjë konkrete për Shqipërinë.

Por Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec tha se ka vënë re se dhe kryediplomatja e BE, Ashton është pro dhënies së statusit. “Të gjithë ministrat e Jashtëm me të cilët kam biseduar mbështesin kandidaturën e Shqipërisë. Vura re se dhe zonja Ashton mbështet statusin për Shqipërinë”, tha Erjavec. Edhe zv.kryeministrja kroate, Vesna Pusniç, argumentoi se pavarësisht hezitimit nga disa shtete të rëndësishme anëtare, pjesa dërrmuese e BE e mbështet kandidaturën e Shqipërisë.

8 SHTETE TYE BE-se PRO SHQIPERISE
Ndërkohë Italia, Austria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Hungaria, Irlanda dhe Sllovenia, 8 vende anëtare të Bashkimit Europian përmes një letre i kanë kërkuar Lituanisë, si vend që mban Presidencën e radhës së BE si dhe Komisioneres së lartë për Politikë të Jashtme, Katherinë Ashton, që Shipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidat.

Në letër që është dorëzuar një ditë para se Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian,  ministrat e Jashtëm të 8 vendeve konfirmojnë se janë “shumë të bindur” se Tirana i ka zbatuar kënaqshëm “të gjithë kushtet e Bashkimit Europian”


Vendet lobuese pro
Italia
Austria
Bullgaria
Kroacia
Estonia
Hungaria
Irlanda
Sllovenia
 
Vendet skeptike
Gjermania
Britania
Damiarka
Franca
 
Vend kundër
Holanda

 Redaksia Online
(Jakin Marena/ Suela Gera/Erin Dini)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati