/ATSH-AFP/ - Separatistët dhe Rusia kanë rritur kapacitetet e tyre ushtarake në lindje të Ukrainës duke iu mundësuar të ndërmarrin sulme të reja brenda një kohe të shkurtër, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
"Kemi parë këto muajt dhe javët e fundit një mbështetje të vazhdueshme të Rusisë për separatistët, me armë të rënda, municione, sisteme të sofistikuara të mbrojtjes anti-ajrore, trajnime por gjithashtu dhe trupa", nënvizoi Stoltenberg.
"Ata kanë kapacitetet dhe aftësitë e nevojshme për të ndërmarrë sulme të reja brenda një kohe shumë të shkurtër", shtoi ai në një konferencë shtypi.
"Sigurisht, askush nuk mund të thotë se cilat janë qëllimet e tyre. Por është një shqetësim i madh kur shikojmë këtë rritje të vazhdueshme të kapaciteteve ushtarake", theksoi ai.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s përmendi gjithashtu riforcimin rus përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës dhe në lindje të Ukrainës me një fluks të vazhdueshëm të pajisjeve, tankeve, artilerisë, municioneve.
Gjithashtu, ai i kërkoi Rusisë të tërheqë mbështetjen për separatistët në shkelje të marrëveshjeve të Minskut, nënshkruar në muajin shkurt dhe që parashikojnë një armëpushim, respektim të kufijve dhe të përdorë influencën e saj mbi separatistët me qëllim që ata të respektojnë marrëveshjet e Minskut.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter konfirmoi javën e kaluar se sparatistët në rajonet e Donetskut dhe Luganskit po përgatiten për një seancë tjetër veprimesh ushtarake.
Pavarësisht armëpushimit, luftimet sporadike kanë qenë të herëpashershme në lindje të Ukrainës, ku konflikti i armatosur ka shkaktuar më shumë se 6 200 të vdekur që prej muajit prill 2014.
Ndërkohë, një takim i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s pritet të zhvillohet këtë javë në Turqi, për të diskutuar në lidhje me Ukrainën./
/Shqiptarja.com