“Ky fuqizim bërthamor i Rusisë është i pajustifikuar, destabilizues dhe i rrezikshëm”, deklaroi Stoltenberg.
Tensionet mes NATO-s dhe Rusisë arritën kulmin për krizën në Ukrainë. Perëndimi akuzon Moskën për nxitjen e konfliktit, një akuzë që Rusia e ka refuzuar me vendosmëri.
NATO shtoi praninë ushtarake në kufijtë e saj lindorë, pasi vendet anëtare në këtë zonë deklaruan se ndiheshin të kërcënuara nga veprimet ruse në Ukrainë.
“Ne duhet të përgjigjemi sepse shohim një Rusi më ofensive dhe që është përgjegjëse për veprime agresive”, -theksoi Stoltenberg.
”Gjithçka që bën aleanca jonë është në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare”, shtoi ai.
Arsenali bërthamor rus do të shtohet me 40 raketa të reja balistike ndërkontinantale këtë vit, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, pas planeve të bëra publike të NATO-s për shtimin e pranisë ushtarake të saj në vendet balltike.
”Këto raketa janë në gjendje të mposhtin të gjitha sistemet më të përparuara teknikisht të mbrojtjes antiraketore”,- deklaroi Putin në një forum industrialo-ushtarak në Moskë njoftoi agjencia ruse e lajmeve
(Marrë nga ATSH)
/Shqiptarja.com