Nesër mbahet në Bruksel takimi i radhës i delegacioneve të Kosovës e Serbisë për çështjen e dinarit, me shpresën për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme.
Bashkimi Evropian pret që palët të jenë të gatshme për arritjen e një kompromisi.
“Do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, për të prekurit nga vendimi i Bankës Qendrore. Presim që 2 palët të tregojnë gatishmëri për të arritur kompromis”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
![]()
Stano e cilësoi problematikën e dinarit si një largim të vëmendjes nga palët drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.
Me 12 maj, ka përfunduar periudha kalimtare e Bankës Qendrore dhe nga e diela, euro është valuta e vetme për transaksione në Kosovë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)