BRUKSEL, 6 janar /ATSH-ANA-MPA/ - Fakti që forcat e djathta gjermane po përpiqen të veprojnë si sherifa në Greqi apo në shtetet e tjera anëtare, nuk është vetëm i papranueshëm, por mbi të gjitha gabim, deklaroi sot kreu i grupit parlamentar të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, Giani Pittella, në vazhdim të publikimit të gazetës gjermane "Der Spiegel" lidhur me pjesëmarrjen e Greqisë në eurozonë.
Ndërkohë, kreu i liberalëve, po në Parlamentin Europian, Guy Verhofstadt, apeloi që të ndërpritet çdo diskutim lidhur me atë që quhet "Grexit" (bashkim fjalësh: Greece + exit thënë ndryshe dalja e Greqisë nga Bashkimi Evropian - shën. përkth.).
"Nuk duhet t'i lejojmë vetes të krijojmë një profeci vetëpërmbushëse. Në vend që të flasim për një Grexit të mundshëm, do të duhet të përqendrohemi në zgjidhjen e problemit të të investimeve në Greqi dhe në vende të tjera që përballen me të njëjtin problem", tha Verhofstadt.
"Evropa po përballet me një vakuum investimesh me vlerë 700 miliardë euro", theksoi ai./ a.jor.












