BRUKSEL, 12 shkurt / ATSH-AFP/ - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko theksoi sot se zbatimi i marrëveshjes së Minskut për një armëpushim në vendin e tij nuk do të ishte i lehtë duke përmendur një problem të besimit me Rusinë.
"Negociatat kanë qenë shumë të vështira dhe ne nuk presim një zbatim të lehtë të procesit", deklaroi Poroshenko për shtypin pas prezantimit të rezultateve të takimit para presidentëve dhe kryeministrave të Bashkimit Evropian në Bruksel.
"Kam besim tek drejtuesit evropianë, por mendoj se kemi një problem besimi me Rusinë", theksoi ai.
"Menjëherë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, terroristët e mbështetur nga Rusia kanë ndërmarrë një ofensivë", akuzoi presidenti ukrainas.
Sipas një zëdhënësi ushtarak, rreth 50 tanke dhe pajisje të tjera të rënda kanë hyrë në territorin ukrainas që nga Rusia./
/ec/











