Bruksel, Rama pritet nga Juncker
Takon Tusk: Zgjedhjet test për BE

Bruksel, Rama pritet nga Juncker<br />Takon Tusk: Zgjedhjet test për BE
BRUKSEL - Kryeministri Edi Rama u prit sot në Bruksel nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk, Presidenti i Këshilli të Evropës në kuadër të mbledhjes informale të krerëve të shteteve e qeverisë. Kreu i qeverisë shqiptare është i pari udhëheqës i Rajonin që pritet nga Juncker që pas zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni. Gjatë takimit me kreun e KE-së Rama mori garancinë për asistencën e këtij komisioni në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

​Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kreu i Këshillit Evropian Donald Tusk vlerësoi me nota pozitive progresin e Shqipërisë duke theksuar këtu edhe shembullin e fqinjësisë së mirë. Tusk tha gjithashtu se zgjedhjet vendore të Shqipërisë janë një rast i mirë për të treguar bashkëpunimin mes dy palëve politike të vendit.

Gjatë konferencës së përbashkët Kreu i Këshillit Evropian Donald Tusk theksoi se duhet të krijohet një fryme e përbashkët bashkëpunimi pasi as bojkoti i opozitës dhe as marrja në dorë e pushtetit nga mazhoranca nuk e ndihmojnë vendin të ecë përpara. 

"Ajo çka pritet dhe është e nevojshme të bëhet është zbatimi në të gjitha fushat. Në takimin tonë, unë i shpreha Kryeministrit Rama vlerësimin për rolin pozitiv që vendi po luan në Ballkanin Perëndimor. Angazhimi i tij për një politikë me zero probleme me fqinjët është konstruktiv dhe shembullor.Në fund, folëm për nevojën që dialogu i brendshëm në Shqipëri të rritet dhe përmirësohet. Politika e kundërvënies, bojkotet dhe qëndrimi që “fituesi i merr te gjitha” nuk do t’i ndihmojnë qytetarët shqiptarë. Për t’u bërë një vend modern europian, Shqipërisë i duhet të ndërtojë një dialog politik bazuar mbi kulturën e kompromisit. Një gjë e tillë krijon hapësirën optimale për të realizuar reforma politike të vështira, por shumë të nevojshme. Kjo ka rëndësi të posaçme edhe në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Shqipëria duhet të jetë po aq konstruktive dhe e arsyeshme në politiken e brendshme sa është në rajon." tha Tusk Fjala e Presidentit të KE, Donald Tusk, në konferencën me Kryeministrin Rama

Nga ana e tij, Kryeministri Rama theksoi se integrimi europian qëndron krye të axhendës së qeverisë shqiptare. Në këtë drejtim, Rama siguroi për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në një linjë me BE-në.

"Më lejoni t‘ju them që, sot, për ne, ishte një ditë shumë e mirë dhe do të kthehemi në Shqipëri me shumë energji, falë inkurajimit që morëm nga takimi i mëngjesit me Presidentin e Komisionit dhe nga ky takim me ju. Jemi veçanërisht mirënjohës për mbështetjen konstante që Presidenti Tusk tregon ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sigurisht, ne patëm mundësi të diskutonim rreth programit të zgjerimit të BE-së, si një projekt qoftë gjeostrategjik, ashtu edhe politik, një projekt që qëndron në thelb të politikës së brendshme e të jashtme shqiptare. Gjithashtu, ne shkëmbyem pikëpamjet tona lidhur me zhvillimet e fundit në rajonet fqinje të BE-së, në lindje, Ukrainë dhe në jug, në Lindjen e Mesme dhe në Mesdheun Jugor." tha Kryeministri Rama Fjala e Kryeministrit Edi Rama në konferencën me Presidentin e KE, Donald Tusk

Në këtë vizitë zyrtare, shefi i qeverisë shqiptare u shoqërua nga ministrat Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha.

Juncker dhe liderët evropianë takohen për të diskutuar mbi 3 sfidat kryesore me të cilat po përballet aktualisht Evropa. Ky samit u realizua me ftesën e Donald Tusk, presidentit të Këshillit Europian dhe sipas axhendës së bërë publike diskutohet mbi rishikimin e paqes në Ukrainë, luftimin e terrorizmit dhe zhvillimin e mëtejshëm të Bashkimit Monetar Europian. 

edi rama juncker

RAMA TUSK

Ora 15:40 Tusk: Bashkëpunimi PS-PD për vendoret provë drejt BE
Tusk tha gjithashtu se zgjedhjet vendore të Shqipërisë janë një rast i mirë për të treguar bashkëpunimin mes dy palëve politike të vendit. Sipas Tusk as bojkoti i opozitës dhe as marrja në dorë e pushtetit nga mazhoranca nuk e ndihmojnë vendin të ecë para në procesin e integrimit. Ndërkohë sipas kryeministrit Rama kjo ishte një ditë mjaft frytdhënëse për politikën shqiptare pasi liderët e BE kanë shprehur pikëpamje pozitive për integrimin e Shqipërisë në BE. sipas Ramës suksesi i Evropës varet nga suksesi i zgjerimit dhe stabiliteti i Ballkanit.

Deklarata e Donald Tusk
Shqipëria është tashmë kandidate për në Bashkimin Evropian dhe duhet të kemi parasysh e të vlerësojmë hapat pozitiv që vendi juaj ka bërë në kuadër të integrimit. Duhet patur parasysh se vendi juaj është fqinj i mirë, dhe unë dua të përdor këtë mundësi për të përgëzuar Shqipërinë në çështjet e saj me fqinjët. Folëm për nevojën e dialogut të brendshëm në Shqipëri duke theksuar se bojkoti i opozitës dhe marrja në dorë e pushtetit nga mazhoranca nuk e ndihmojnë aspak vendin të ecë përpara. bashkëpunimi mes dy palëve është mjaft i rëndësishëm pasi duhet patur parasysh se përpara kemi zgjedhjet lokale dhe në këtë rast Shqipëria duhet të tregohet shumë e kujdesshme.
 


Deklarata e kryeministrit Rama në konferencën me Donald Tusk
Ishte një ditë e mirë sot, do kthehemi me shume energji pozitive pas takimeve të mëngjesit. Ju jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Donald Tusk ka treguar për integrimin e Shqipërisë në strukturat Evropiane. Shkëmbyem pikëpamje për fqinjësinë e BE-së si dhe në procesin e bashkëpunimit. E informova Tusk për politikat që ne po ndjekim. Vendet e BE duhet të bëjnë përpjekje që të përballen me terrorizmin pasi ka rrezik që vendet tona të përfshihen. Sukses i BE varet nga suksesi i zgjerimit dhe stabiliteti i Ballkanit. Perspektiva e Ballkanit është të ruajë vlerat me të cilat Evropa është e përfaqësuar. U fokusuam në atë se ku mund të zgjerohej BE në kushtet ekonomike dhe besojmë se ky proces është një ndihmë për zgjerimin e BE për të ruajtur vendimin e Berlinit. Duam të sigurohemi që konferenca e ardhshme e Vjenës të jetë një gur themeli për anëtarësimin tonë. Sot Evropa ka nevojë për Ballkanin ashtu sikurse edhe Ballkani për Evropën.

Ora 13:45 Juncker: KE do të vazhdojë asistencën në perspektivën tuaj evropiane
Takimi që kryeministri Rama pati me Juncker është përcjellë nga një deklaratë zyrtare e zëdhënëses së Komisionit Evropian. Kreu i KE-së rikonfirmoi angazhimin dhe asistencën e Komisionit në perspektivën e integrimit evropian të vendit tonë. Në fokus të bisedës mes Juncker dhe Ramës u vendos edhe situata e përmbytjeve që përfshiu jugun e vendit, ku presidenti i Komisionit Evropian shprehu keqardhjen e tij për dëmet e shkaktuara
 
Deklarata e Zëdhënëses së Komisionit Europian:
Presidenti Juncker u takua me Kryeministrin Rama këtë mëngjes. Ky ishte takimi i parë i Presidentit me Kryeministrin shqiptar, si Presidentit i Komisionit Europian.
Ata diskutuan perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE, si edhe marrëdhënien e Shqipërisë me BE dhe rolin e saj konstruktiv rajonal në përgjithësi.

Presidenti Juncker rikonfirmoi se Komisioni Europian mbetet i angazhuar në perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE dhe do të vazhdojë të ofroje asistencë që vendi të ecë përpara në procesin e pranimit në BE.

Presidenti shprehu gjithashtu keqardhjen e madhe për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa prej rajoneve të Shqipërisë. Komisioni është duke mobilizuar ndihmën e emergjencës nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.

 
Ora 12:45 Rama: Takimi me Juncker inkurajues, fjalë të mira për reformat
Kryeministri Edi Rama e vlerësoi tepër inkurajues takimin e presidentin e Komisionit Evropian. Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Rama tha se Juncker vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.
 
“Takim tejet inkurajues me Presidentin e KE Juncker ku dëgjuam fjalët më të mira për reformat tona shtetndërtuese”, shkruan Rama në Twitter.

rama bushati gjosha juncker



  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn