Bruksel/ Samiti për Ukrainën, Zelensky perëndimit: Na mbroni ose ktheni armët bërthamore

Korea e Veriut ka vendosur të dërgojë 12,000 ushtarë për të mbështetur Rusinë në agresionin e saj në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, kontigjenti i parë prej 1500 ushtarësh koreano-veriorë janë tashmë në Rusi, ku do të zbarkojnë në terren në qytetin Vladivostok. Kreu i diplomacisë së Kievit, Andrii Sybiha‎, kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të reagojë ndaj asaj që e quajti "pushtimit të Evropës nga Koreja e Veriut".

Ndërkohë që kreu i qeverisë Zelensky nga Brukseli, ku mori pjesë në samitin e BE Ukrainë-Lindje e Mesme, i bëri thirrje perëndimit ta mbështesë të fitojë luftën, madje duke i kujtuar edhe angazhimin e vendeve të mëdha në fillim vitet 90 kur në këmbim të lëshimit të arsenalit bërthamor i garantuan sigurinë.

“Na mbroni ose na ktheni armët bërthamore”, ka thënë Zelensky.

Për më tepër, Moska pretendon se forcat e saj po rimarrin disa fshatra të pushtuara nga Kievi në rajonin rus Kursk, ndërsa trupat e 501 ushtarëve ukrainas të rënë në luftime janë riatdhesuar nga Rusia në Kiev.

Gjithashtu, presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Rio de Zhaneiro në mes të nëntorit, duke shpjeguar se prania e tij do ta “shkatërronte” samitin.

"Ne në thelb do të prishnim punën e G20. Do të gjejmë dikë tjetër që do të paraqesë denjësisht interesat e vendit tonë në Brazil", tha Putin.

Duke folur për samitin e BRICS, i cili do të zhvillohet në Kazan të Rusisë javën e ardhshme, Putin ftoi presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, të marrë pjesë.

Presidenti rus përsëriti mbështetjen e Rusisë për një zgjidhje me dy shtete në konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve dhe tha se çështja do të diskutohej në samitin e Kazanit.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 19/10/2024 07:49

    Genjeshtrat e Zelenskit kur thote ose na ndihmoni ose na ktheni armet berthamore ne vitin 90 i dorezoj armet berthamore por jo dokumentet dhe recetat e tyre nuk u dorezuan keshtu ata filluan fshehtas me prodhimin qe nga viti 2012 por jane te ndaluara per perdorim tani kerkon ndihme ,qellimi i Zelenskit eshte qe NATOJA te perfshihet ne lufte edhe ushtarakisht dhe kemi luften e 3 boterore dhe nji dite bota dota shohi se Ukraina i ka armet berthamore por Amerikanet heshtin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar