BRUKSEL - "Brukseli mund t’i kthejë regjimin e vizave Serbisë për shkak numrit të madh të azilkërkuesve nga Lugina e Preshevës", ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” burime zyrtare nga KE.
Këtë e dëshmon edhe raporti i papublikuar i BE-së në të cilin thuhet se “në krye të listës për kërkesa për azil renditet Serbia, sidmos me azilkërkuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët ndihen të pabarabartë dhe të keqtrajtuar në shtetin serb. Pas Serbisë, listës së azilkërkuesve në vendet e BE-së i prin Maqedonia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.”
Madje sipas Tanja Fajon, deputete në Parlamentin Europian “mekanizmi hyn në fuqi menjëherë dhe vlen për të gjithë shtetet e treta. Mirëpo, nuk ekziston rreziku që brenda natës të kthehen përsëri vizat, por kjo do të rishqyrtohet sërish në fillim të janarit të vitit të ardhshëm..”
Znj.Fajon ka shtuar se numri i azilkërkuesve nga Serbia edhe më tej është brengosës për shkak të së cilës ekziston rreziku që njëri nga shtetet e BE të kërkojë që mekanizimi i ri të aktivizohet.
Sipas raportit në fjalë, abuzimet me kërkesat për azil në Bashkimin Europian nga shtete të Ballkanit Perëndimor kanë vënë në lëvizje dje ministrat e Brendshëm të BE-së, që të diskutojnë mekanizmat e pezullimin të përkohshëm të liberalizimit të vizave.
Mësohet se nga janari deri në shtator, vetëm në Gjermani nga vendet e Ballkanit kanë ardhur rreth 49 mijë azilkërkues. Pikërisht për këtë arsye, komisionerja për çështje të Brendshme të BE-së, Cecilia Malmstrom ka thënë dje se keqpërdorimi i sistemi të azilit “është rritur në mënyrë të konsiderueshme” që kur Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e “Shengen”-it.
Në vendet e BE-se bie numri i azilkërkuesve nga Kosova, rritet ai nga Lugina e Preshevës
Kur është fjala për azilkërkuesit nga Serbia, përkatesisht ata nga Lugina e Preshevës, numri i tyre është rritur edhe në Zvicër, ka thënë zyrtari i lartë nga Zyra për migracion (ODM) në Bern, Sylvaen Astier. “Kur është fjala për azilkërkues nga Ballkani, në vendin tonë vërehet një fenomen tjetër se numri i azilkërkuesve nga Serbia sidomos nga Lugina e Preshevës kohëve të fundit është i madh. Situata në Luginën e Preshevës nisi të tensionohet pas largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com