Shpërthim me bombë në Institutin e Kriminalistikës në Bruksel, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima pasi godina ishte bosh.

Shpërthimi ka ndodhur pak para 02:30 sipas kohës lokale.

Mediat belge thonë se një makinë çau rrethimin e godinës dhe disa të dyshuar vunë bombën pranë laboratorëve.

Alerti ndaj terrorit në Belgjikë mbetet në nivelin  tre që nga sulmet terroriste me bomba në aeroportin e Brukselit dhe në një metro .

Instituti ku ndodhi shpërthimi ndodhet në Neder-Over-Hembeek, në periferi të Brukselit.

Policia belge ka bërë të ditur se ka arrestuar 5 persona në lidhje me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Laboratorin e Kriminalistikës në Bruksel, që zyrtarët besojnë se ka pasur për synim shkatërrimin e provave mjekoligjore


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com