Bruksel/ Shqipëria dhe BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes! MEPJ: I hap rrugën rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe

Bruksel/ Shqipëria dhe BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes! MEPJ: I hap rrugën rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Shqipëria dhe Bashkimi Europian kanë miratuar partneritetin për Sigurinë dhe Mbrojtjen ditën e sotme (19 Nëntor).

“Ky kuadër i ri politik krijon një platformë për dialog dhe bashkëpunim të zgjeruar për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, duke reflektuar vendosmërinë e të dyja palëve për të punuar së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë në një mjedis global gjithnjë e më kompleks”, njoftoi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Më tej theksohet se “Shqipëria si vend negociues me BE dhe shtet anëtar i NATOs ka qenë dhe është një partner i vyer dhe i besuar për BE-në në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes”, duke kontribuar në mënyrë aktive në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së (CSDP).

“Partneriteti i sapomiratuar i Sigurisë dhe Mbrojtjes mbështet në këtë bazë të fortë, duke i hapur rrugën rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe, duke përfshirë menaxhimin e krizave, mbështetjen për Ukrainën, përballimin e kërcënimeve hibride, sigurinë kibernetike, ndërtimin dhe trajnimin e aftësive, kundër terrorizmit dhe aspektet e jashtme të menaxhimin e integruar të kufirit”, shpjegohet në reagimin zyrtar të dikasterit.

Vendimi i korrikut 2024 i BE-së për t’i dhënë 13 milionë euro mbështetje Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të Fondit Evropian të Paqes, ka qenë edhe një moment historik i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. 

Sipas MEPJ, ai pasqyron “vlerësimin e BE-së për përafrimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit”, e cila është një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës