Bruksel, shqiptarët protestojnë
kundër hyrjes së Serbisë në BE

BRUKSEL- Mbi 300 shqiptarë, kryesisht nga Lugina e Preshevës kanë protestuar sot në Bruksel kundër dhunës serbe në Luginën e Preshevës dhe anëtarësimit të Serbisë në BE një ditë para mbajtjes së konferencës ndërqeveritare (21 janar) për nisjen e negociatave me BE-në, njofton agjencia e lajmeve «Presheva Jonë» nga Brukseli.

Sipas organizatorëve, Brukseli duhet t’i vërë sanksione dhe kushte Beogradit para se të anëtarësohet Serbia në Bashkimi Evropian. «Jo Serbia në BE pa respektuar kushtin kryesor të njohjes së Kosovës dhe pa kërkuar falje për genocidin e kryer gjatë viteve 1998-1999 mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë, kur ende nuk dihet për fatin e rreth 1900 personave të zhdukurve si dhe pa hequr dorë nga diskriminimi dhe terrori serb mbi shqiptarët entik në Luginën e Preshevës.. » u shprehën protestuesit. 

Në këtë protestë, e cila nisi me himnin kombëtar dhe këngë patriotike, masës iu drejtuan me fjalime aktivistë e patriotë të cilët njëzëëri dënuan dhunën serbe në Preshevë, duke kërkuar nga Brukseli mospranimin e Serbisë në BE.  Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës  në protestë iu bashkangjitën edhe vëllezër nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj..

Protestuesit me flamuj kuqezi në duar dhe pllakata të shumta si dhe përmes një sërë parrullash në anglisht, frëngjisht dhe shqip dënuan politikën diskriminuese të Beogradit mbi shqiptarët e pambrojtur në Kosovën Lindore. Protestuesit brohoritën: Serbia jo në BE me shqiptarë të shtypur në Serbinë Jugore, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti