Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaka ka marrë pjesë në ministerialin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO, ku ka takuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg.
Xhaçka ka informuar Stoltenberg në lidhje me angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të përcaktuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024.

“E informova sekretarin e Përgjithshëm mbi angazhimin e Shqipërisë, që brenda vitit 2024, 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohet fushës së mbrojtjes, si edhe rikonfirmova rritjen e angazhimit të vendit tonë në të gjitha misionet e NATO-s dhe BE-së, apo edhe në misionin e ri kombëtar siç janë emergjencat civile”,- tha ministrja Xhaçka pas takimit.
Sekretari Stoltenberg ka vlerësuar maksimalisht përfaqësimin e Shqipërisë në NATO, ku u shpreh se “përkushtimi dhe profesionalizimi i ushtarakëve shqiptarë, vlerë e madhe”.
Takimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që po zhvillohet këto dy ditë në Bruksel, merr një rëndësi të veçantë, pasi i paraprin takimeve përgatitore të Samitit të kryetarëve të shteteve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që do të mbahet në Bruksel në 11 dhe 12 Korrik.

Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com