BRUKSEL - Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin e kryeministrave do të vazhdojë të hënën, njofton korrespondenti i "Kohës Ditore" në Bruksel.
Zyra e ndërmjetëses së dialogut, përfaqësues së lartë të BE-së, Catherinë Ashton e ka bërë të ditur lajmin se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiçi, do të takohen në Bruksel.
Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kociançiç ka kofirmuar takimin duke thënë se temat, që do të diskutohen kësaj radhe janë progresi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 3 nëntor.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com