BRUKSEL, 11 shtator /ATSH- DPA /- Presidenti i BE-së, Donald Tusk ka deklaruar se do të thërrasë një samit special për çështjen e emigracionit, nëse blloku i ministrave të Brendshëm nuk tregon "unitet dhe solidaritet" në takimin e së hënës.
"Pa tregues konkretë të solidaritetit dhe unitetit nga... ministrat, të hënën do të thërras Këshillin special Evropian për krizën e refugjatëve", shkruan ai në Twitter.
Ai gjithashtu shtoi se pas takimeve të fundit me përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së "kam sot më shumë shpresa, se jemi afër zgjidhjes së problemit nëpërmjet konsensusit dhe solidaritetit të sinqertë".
Qeveritë e vendeve të BE-së kanë qenë në mëdyshje nëse azilkërkuesit duhet të shpërndahen në të gjitha vendet anëtare.
Samiti pasardhës mes liderëve të Bashkimit Evropain pritet të zhvillohet më 15-16 tetor.







