Komisioni Evropian do të paraqesë nesër konturet e ndihmës për Ukrainën, e cila është pre e vështirësive financiare, njoftoi zëdhënësi i saj.

“Kolegji i komisionerëve, që mblidhet çdo të mërkurë, duhet të bjerë dakort nesër mbi planin e ndihmës”, deklaroi sot Pia Ahrenkilde Hansen gjatë një konference për shtyp.

Ekzekutivi evropian mbështetet në disa skenare për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës, e cila ndodhet buzë falimentimit. Parlamenti Evropian bashkëpunon me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që pritet të japë edhe ndihmën më të rëndësishme financiare.

Pushteti i ri në Kiev deklaroi se ka nevojë për një total prej 35 miliardë dollarësh dhe do të marrë 15 miliardë vetëm nga FMN-ja këtë vit.

Marr nga atsh