/ATSH-AFP/ - Ministri belg i Mbrojtjes, Steven Vandeput u shpreh sot gati për të dërguar turpa në terren në Siri, por vetëm në kuadër të misioneve monitoruese brenda një koalicioni ndërkombëtar.
Belgjika ka marrë pjesë muajt e fundit në operacionet ajrore kundër organizatës xhiahdiste Shteti Islamik (ISIS) në Irak në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-ja.
"Nëse një koalicion i ngjashëm krijohet në Siri, ne nuk mund të rrimë të shohim", shpjegon Vanderput në një intervistë për të përditshmen flamane "De Morgen".
"Nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të dërgojmë trupa në terren për të vendosur paqen. Ndryshe, një veprim i thjeshtë ushtarak nuk ka kuptim", vlerëson ministri belg./