Brukseli rrëzoi Holandën/ Zv/ministri i Jashtëm për Report Tv: Nuk kishte baza, do përforcojmë marrëdhëniet

Brukseli rrëzoi Holandën/ Zv/ministri i Jashtëm për Report Tv: Nuk kishte baza, do përforcojmë marrëdhëniet

Në një lidhje telefonike në studion e lajmeve të Report Tv, zv/ministri i Jashtëm, Sokol Dedja ka komentuar refuzimin e kërkesës së Holandës nga Komisionit Europian për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Dedja ka përshëndetur këtë vendim duke thënë se një veprim i tillë ishte i pritshëm pasi Shqipëria është përmirësuar shumë  që nga heqja e vizave.

Dedja ka deklaruar se kërkesa e Holandës ka qenë më shumë politike se sa një problem real. Më pas ka shtuar se Shqipëria do të punojë për krijimin e lidhjeve të mëtejshme të vendeve të ulëta si Holanda, Belgjika apo Brukseli.

"Rritje e konsiderueshme e kërkesave për azil, rritja e kërcënimit për sigurinë, mungesë bashkëpunimi për riatdhesimin.. këto faktorë kanë ndikuar negativisht. Por në të gjitha këto fusha Shqipëria tregon përmirësim. Edhe azili dhe shifrat e emigracionit të paligjshëm janë në ulje.

Nuk gjykoj vendime politike. Por nuk ekzistonte baza për pezullimin e përkohshëm për viza nga Holanda. Është synimi jonë që të bashkëpunojmë më vendete e ulët që të luftojmë krimin e organizuar dhe probleme të lartpërmendura.

Edhe KE e konfirmon, emigracioni kërkesat për azil... nuk ka rritje për të pezulluar vizat përkundrazi ka përmirësim për këtë. Ka vend për përmirësim sigurisht... për të punuar më tej dhe për të bashkëpunuar me holandezët.
" ka thënë ndër të tjera Dedja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë