Brukseli sërish thirrje Kosovës: Të paktën, pezullojeni taksën për Serbinë

Brukseli sërish thirrje Kosovës: Të paktën, pezullojeni taksën për Serbinë

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka kërkuar sërish nga Kosova që të paktën të pezullojë taksën për mallrat serbe dhe të rifillojë procesin e dialogut me Beogradin. Deklaratën Hahn e bëri pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi.  Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinisë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal.

Unë përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen” tha ai.

Por pavarësisht dekalratave të Brukselit dhe ndërkombëtarëve, kryeministri Haradinaj është shprehur i vendosur që taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren