Tashmë jeni një këngëtare e njohur ku perfomoni live nëpër clubet e Tiranës. Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si artiste?
Mendoj se është publiku që duhet të vlerësoj armët e mia në ekran sepse unë nuk kam vetëm një armë; komunikimi dhe paraqitjen skenike mendoj se ndërthuren mjaft mirë me njëra-tjetrën. Armët më të forta mund të kenë qënë thjesht të qënit e vërtetë, pa diskutim vetvetja dhe ndoshta komunikimi i sinqeërtë me njerëzit, pa falsitet dhe pa shtirje. Nuk dua të tregohem modeste, por është ende shpejt të tregoj avantazhet e mia. Dua që çdo gjë t’ia lë kohës.
Cili është sekreti i të qenit në formë?
Sekreti kryesor për të pasur dhe ruajtur format e bukura fizike krahas faktorit gjenetik, është padyshim frekuentimi i palestrës, ushtimeve te ndryshme për linjat dhe sigurisht një dietë e rregullt ushqimore e pasur me shume perime dhe fruta.
Shpesh herë je bërë pre e thashethemeve. A të prekin ato?
Thashethemet në momentin e parë prekin këdo. Kur pastaj i analizon dhe i mendon me gjakftohtësi, kupton që bëhet fjalë vetëm për fjalë boshe dhe pa bazë i anashkalon. Njerëz të boshatisur e thashethemexhinj ka gjithandej. Nëse nuk kanë gjë më të mirë për të bërë në jetën e tyrese të merren dhe të fantazojnë për dikë tjetër, sigurisht që nuk do të mundem unë t'ua ndryshoj mendimin ose rutinën e përditëshme.
Jeta private, si po shkon ?
Shkon shumë mirë !
Muzika për ju është pasion apo biznes?
Profesioni është i pandashëm nga biznesi, ecin bashkë dhe për të qënë të suksesshëm kërkohet dhe faktori pasion. Ose pasioni mban gjallë profesionin dhe i jep kuptim dhe shije biznesit .
Jeni shprehu pro martesave gay. Është e vërtetë?
Totalisht Pro! Në jetë dhe në demokraci nuk ka pse të ketë tabu. Jeta shfaqet me të gjitha ngjyrat e ylberit.
Jeni për martesë apo bashkëjetesë?
Martesa edhe pse bazuar në skema shumë primitive është institucioni më i mirë dhe i pazëvendësueshëm. Është qeliza bazë e një shoqerie të ekulibruar, nga familja edukohen fëmijët. Ndërsa, bashkëjetesa për mua e prish në mënyrë të tërthort martesën. Zakonisht arsyet pse i shtyjnë njerëzit të bashkëjetojnë janë që ta njohin më mirë njëri- tjetrin, por për mua një njeri mund ta njohësh edhe pa bashkëjetuar.
Momentalisht po i shijon suksesin si një këngëtare në fillimet e saj?
Të shijosh frytet e punës tënde është diçka shumë e bukur dhe domosdoshmërisht që televizioni ka edhe famën brenda, kështu them t’i shijoj të dyja. Është herët të flas për suksese të mëdha apo të vogla, dua që shkallët e mia të ngjiten ngadalë. Jam drejt një rruge të tillë dhe shpresoj të jetë një rrugë shumë e gjatë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)