Bruno Fernandes ka zbuluar se ishte shumë pranë largimit nga Manchester United për t'u bashkuar me Al Hilal verën e kaluar. Mesfushori portugez dha një intervistë për 'Canal 11' dhe pranoi se ndjeu se drejtuesit e 'Djajve të Kuq' donin ta linin të largohej, por nuk kishin "guximin" për të marrë vendimin përfundimtar, kryesisht për shkak të këmbënguljes së Ruben Amorim.
"Derisa të fitosh tituj, ata nuk të vlerësojnë aq sa duhet. Ndihem sikur kam ecur në një litar të tendosur kohët e fundit. Në Angli, kur një lojtar po i afrohet të 30-ave, ata fillojnë të mendojnë se kanë nevojë për një rinovim. Ata e shohin atë si mobilje. Ndjeva sikur po më thoshin: 'Nëse largohesh, nuk do të na prekë aq shumë'. Kjo më shqetësoi pak. Më trishton sepse jam një lojtar që gjithmonë jap 100%, pavarësisht nëse po luaj mirë apo jo", tha kapiteni i United.
Ai zbuloi se Al Hilal iu afrua nëpërmjet presidentit të tyre dhe se skuadra donte ta kishte në listën e lojtarëve për Kupën e Botës për Klube.
"Nuk mund të ankohem dhe tani paguhem mirë, por diferenca ishte e madhe. Por paratë nuk ishin kurrë ajo që më udhëhoqi. Nëse një ditë luaj në Arabinë Saudite, do ta bëj për të mirën e familjes sime", shtoi ai në intervistën e tij.
Të hënën United u ndal 4-4 në shtëpi nga Bournemouth.
Komente





