Para disa kohësh vetë këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora është shprehur se ka qenë e lidhur me këngëtarin e njohur Bruno Mars.

Sipas saj lidhja nuk pati mundësi të vijonte pasi dy artistët kishin filluar të angazhoheshin me jetët e tyre artistike.

rita ora bruno mars 

Ndonëse gjithçka mes tyre ka përfunduar, Rita ka publikuar një status në faqen Bruno Mars, në të cilin lë të kuptohet se ai i ka dedikuar asaj një këngë.

rita ora bruno mars 

Mars ka publikuar albumin e tij më të ri, ku gjendet një baladë me titull “When I was your man”, e cila flet për një dashuri të humbur.

rita ora bruno mars

Në këtë këngë janë disa vargje ku thuhet "Gjithçka çfarë ajo dëshironte të bënte ishte të vallëzonte”, fjalë të cilat Rita i ka postuar në faqen e saj duke shtuar “Nuk kam kërkuar shumë”.

Në këtë mënyrë ajo shfaq dyshimet se kjo këngë ka ardhur si një dedikim për të.

(xh.k/shqiptarja.com)