BSH: Blerja e energjisë
thelloi defiçitin tregta
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mos ndryshojë normën bazë të interesit, duke e lënë atë në nivelin 4. 25 % të caktuar një muaj më parë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi se zhvillimi ekonomik do vazhdojë të jetë nën potencial, pasi “viti 2012 pritet të jetë nën ndikimin e pafavorshme të zhvillimit të ekonimisë botërore dhe do të ndikohet nga këto ekonomi.
TIRANE-Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mos ndryshojë normën bazë të interesit, duke e lënë atë në nivelin 4. 25 % të caktuar një muaj më parë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi se zhvillimi ekonomik do vazhdojë të jetë nën potencial, pasi “viti 2012 pritet të jetë nën ndikimin e pafavorshme të zhvillimit të ekonimisë botërore dhe do të ndikohet nga këto ekonomi".
Ne nje prononcim për median menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës të BSH, Ardian Fullani tha se mbajtja e pandryshuar e normës bazë të interesit synon të krijojë kushte të përshtatshme për përmbushjen e objektivit afatmesëm. Politka monetare ofron mbështetjen e duhur për shtimin e kërkesës agregate.
Fullani vlerësoi se “deficiti buxhetor në tre mujorin e parë të 2012, është 11. 5 miliardë lekë, rreth 2.5 % më i ulët se tre mujorin e parë të vitit të kaluar.
“Ka tkurrje të shkëmbimeve tregare në termat vjetorë, eksportet u reduktuan me 20.5 % kundrejt vitit ë kaluar. Edhe Importet kanë ngadalësuar ndjeshëm rritjen dhe vlerësohet me 1.8 %." Këto zhvillime janë reflektuar në thellimin e deficitit tregtar me normën vjetore 21. 9 % . Ky deficit përcaktohet më së shumti nga shkëmbimet tregtare të energjisë.”
“Rritja e aktivitetit ekonomik në vend gjatë 3 mujorit të fundit ka vijuar të nxitet nga kërkesa e huaj pavarëisisht zhvillimeve jo të favorshme”
Fullani vlerësoi se eksportet kanë shfaqur rritje të lartë, krahas kërkesës së huaj edhe kërkesa e sektorit publik ka dhënë kontribut të lartë në tre mujorin e katërt të vitit të kalur. Konsumi dhe investimet private ndonëse kanë dhënë gjallëri vlerësohen të ngadalta.
“Kërkesa agregate ka mbajtur norma pozitive por rritja mbetet ndjeshëm në potencialin e ekonomisë. Sjellja e përmbajtur fiskale është reflektuar në rritje minimale të shpenzimeve publike në tremujorin e parë, edhe të ardhurat fiskale kanë vijuar të rriten me nivele të ulëta”- shtoi Fullani
SISTEMI BANKAR I MIREKAPITALIZUAR Guvernatori i BSH-se thote se ngadalësimi i ritmeve të kreditimit ka reflektuar një kërkesë të ulët të individëve dhe bizneseve për financim bankar. Pavarësisht kësaj faktorët përcaktues të kreditimit ofrojnë kushte të përshtatshme për rritje të mëtejshme të kredisë.
"Sistemi bankar mbetet mirëkapitalizuar dhe likuid i aftë të mbështesë kërkesën për financim të sektorit privat. Normat e interesit kanë ndjekur uljen e normës bazë të ndodhur gjatë këtij tre mujori."
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21