/ATSH/ -Qytetet bregdetare Vlora dhe Durrësi kanë kryesuar rritjen e depozitave gjatë tremujorit te tretë të vitit, që përkon me sezonin veror, kohë kur emigrantë kthehen në atdhe dhe sjellin kursimet e tyre në Shqipëri.
Sipas statistikave të publikuara nga BSH-ja, për tremujon e trete të vitit,  depozitat në qytetin e Vlorës u rritën me 2.9 miliardë lekë, në raport me tremujorin e mëparshëm.
Tendencë e cila u konstatua edhe në Durrës, ku kursimet u rritën me 2.3 miliardë lekë.
Sipas BSH-së, Tirana është qyteti i tretë që ka arritur të rrisë më shumë depozitat, me 1.9 miliardë lekë në tremujorin e tretë 2014, në krahasim me fundin e tremujorit të dytë të po këtij viti. Nderkohe që me bazë vjetore (T III 2014/T III 2013), kursimet janë rritur më shumë në Tiranë, me rreth 15 miliardë lekë.