TIRANE - Guvernatori Gent Sejko i ka kërkuar Bankave tregtare të heqin dorë nga apatia dhe pasiviteti dhe të kryejnë misionin e tyre primar, i cili është kreditimi i bizneseve. Gjatë një takimi me përfaqësues të bankave tregtare dhe biznesit, Sejko tha se Banka Shqiptare është e pakënaqur me situatën e kreditimit, veçanërisht duke qenë se parë likuiditetin dhe nivelin e fitimeve të bankave tregtare.
"Sektori bankar rezulton me një fitim prej 15.7 miliard lekë. Do ti bëja thirrje sistemit bankar të shkëputej nga qëndrimi relativisht pasiv. Duhet të kuptojmë se ka ardhur koha që të ktheni në biznes tradicional të bankës tregtare dhe në biznes të kreditimit të ekonomisë. Ky është misioni i bankave tregtare në ekonomi dhe për këtë qëllim ju ftoj ta përmbushni atë me sukses. Ju rekomandoj të mos jeni peng i disa praktikave të vjetra të kredive të dështuara. Dua t ju bëj të ditur një fakt se zinxhiri drejtues i Bankës së Shqipërisë nuk është i kënaqur me situatën aktuale ndërkohë që arsyet apo pretendimet e shumta që mund të kryhen nuk mund të justifikojnë një lloj apatie ose një lloj mungese oreksi për rreziqet në investim", - tha Sejko.
Kryetari i Bordit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Christian Canacaris, pranoi se institucionet bankare po përjetojnë një situatë të kënaqshme fitimesh dhe likuiditeti, por theksoi se hasen ende vështirësi në ekzekutimin e kolateraleve të kreditorëve të këqij. Ndërkohë që sipas tij Bankat parashikojnë situatë më pozitive ekonomike për vitin 2016, shkak për të cilin kanë planifikuar edhe rritjen e kreditimit.
Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

bankave: Kreditoni, rrisim presionin">