TIRANE - Kur kanë kaluar tre muaj nga 21 Korriku 2014 kohë në të cilën u bë publik skandali në thesarin e Bankës së Shqipërisë me vjedhjen e 713 milionë lekëve, ky institucion ende nuk bënë zëvendësimin e stafit, paçka se 16 ish-punonjës të degës së Thesarit janë nën procedim penal për “shpërdorim detyre”.

Kjo situatë vazhdon e tillë që prej muajit korrik, ku dhe pse më 7 shtator ish-guvernatori Ardian Fullani do të shkarkohej për t’u zëvëndësuar nga zv.guvernatorja e Parë Elisabeta Gjoni, me vendet e lëna bosh nga personat e arrestuar dhe të proceduar, nuk ka ndodhur ende asnjë ndryshim.


Të vetmit persona të zëvendësuar me komandim pas skandalit, janë ish-drejtori i Emisionit të Parave Dorian Çollaku dhe ish-shefi i Sigurisë Dhimitër Davilli, të cilët me firmë të ish- guvernatorit Fullani janë zëvëndësuar me Stefan Sevon dhe Ilir Mollaymerin.

Zv.Guvernatorja e Parë Elisabeta Gjoni tashmë prej më shumë se një muaji në detyrë të vetmin ndryshim që ka përzgjedhur të bëjë është ai i drejtorit të Burimeve Njerëzore, ku ka komanduar Elvis Çibukun.

Fakti se Guvernatorja në detyrë nuk ka marrë asnjë hap për të zëvendësuar staafin e Bankës, mes tyre dhe pozicione të rëndësishme si përgjegjësin e Arkës Stok, asaj për Veprim, inventarizuesit, si dhe specialistët e Thesarit, kofirmohet dhe nga faqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë ku në hapësirën mundësi punësimi përgjigja është:

banka

Institucioni i Bankës ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me zëvendësimin e përgjegjësit të Arkës Stok e asaj për Veprim, pozicion i cili deri më 21 korrik është mbajtur nga Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, dy të dushuarit kryesorë për vjedhjen e parave nga thesari i shtetit në Linzë.

Ndër personat e tjerë të cilët ende janë të pazëvëndësuar në stafin e Bankës rezultojnë Bahri Allushi, Bashkim Xhilaga, Emiljano Lamce, fatbardha Gurthi, Ilir Dedja, Lavdim Cani, Liljana Tusha, Mehdi Marku, Mehdi Molla, Myzejen Bleba si dhe Petrit Rramohitaj.

E nëse personat e lartëpërmendur do të zëvendësohen nga një staf i ri, kjo mund të bëhet vetëm me frimën e guvernatores në detyrë Elisabeti Gjoni, ku sipas statutit të drejtën për të marrë dikë në punë si pjesë e stafit të Bankës e ka Guvernatori.