Banka qendrore ka ulur 14 herë në pak vite normën bazë të interesit, por vërehet se normat e interesit të kredisë bankare në muajt janar-shkurt prapë kanë vijuar të rriten.
Ato janë lehtësisht më të larta se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Normat janë shfaqur të luhatshme dhe vijojnë të ndikohen nga kredi të veçanta, në kushtet kur vëllimet e kredisë së re mbeten të ulëta. Por, në një krahasim më afatgjatë, ato vijojnë të ndjekin trend rënës, ndonëse jo aq të shpejtë sa ai i normave të interesit të depozitave.
Banka e Shqipërisë, në raportin e saj periodik për tendencat në kreditim në tremujorin e parë të vitit 2016, të publikuar dje, shpjegoi se, duke përjashtuar disa kredi me norma jotipike, të dhëna në këtë periudhë, normat për bizneset kanë mbetur të krahasueshme me nivelin e tremujorit të katërt 2015.
Ndërkohë, individët kanë përfituar nga reduktime të vazhdueshme të çmimit të kredisë, për të gjitha llojet e saj. Normat e interesit të kredisë në lekë për individë u janë afruar normave të interesit të kredive për biznese, të cilat historikisht kanë qenë më të ulëta. Në dy muajt e parë të vitit, vërehet vetëm një rritje e lehtë e normave të interesit për kreditë overdraft në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Kredia për individë është rritur me ritme më të ngadalta se në fund të vitit 2015.
/Shqiptarja.com