/ATSH/- Banka e Shqiperisë ka çelur konkursin për dizenjimin e monedhave numizmatike për vitet 2014 dhe 2015.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, mbi bazen e vendimit, "Për shtypjen e monedhave metalike për qëllime numizmatike, në vitet 2014 dhe 2015" ka miratuar shtypjen e monedhave metalike për qëllime numizmatike, pa kurs ligjor, me tematikat " Ngjarje historike: 70-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë (1944-2014)" , " Loro Boriçi, figurë e shquar e futbollit shqiptar (1922-1984)", "Shkenca dhe studiuesit: Kostandin Kristoforidhi (1827-1895)" dhe "Arti shqiptar: Kompozitori i shquar Çesk Zadeja (1927-1997)".
Për sa më sipër, Banka e Shqipërisë organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në këto monedha, sipas tematikave të lartëperndura. Sipas njoftimit te publikuar ne faqen zyrtare te BSH-se, përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë qëllim.
Masa e shpërblimit për vizatimet fituese të një monedhe (të dyja pamjet) është 75,000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) lekë. Në këtë vlerësim përfshihen: pagesa për punën dhe pagesa për të drejtën e autorit (copyright), e cila i kalon Bankës së Shqipërisë. Afati për dorëzimin e vizatimeve është data 20 dhjetor 2014.
/Shqiptarja.com