BSH, lekët që dilnin nga 
qarkullimi nuk digjeshin

BSH, lekët që dilnin nga <br />qarkullimi nuk digjeshin
TIRANE- Ish-inspektorja e BSH, Teuta Baleta, pranon se Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dështuar. Në seancën dëgjimore të zhvilluar dje me ftesë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ish-inspektorja e BSH, Teuta Baleta ka raportuar për rreth 1 orë mbi problemet që ekzistojnë në Bankën e Shqipërisë dhe hapësirat që ekzistojnë brenda institucionit të cilat çuan deri në vjedhjen e parave. Pavarësisht se ish-inspektorja nuk ka lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve, Baleta hodhi akuza të forta mbi drejtuesit e Bankës së Shqipërisë dhe Këshillin Mbikëqyrës.

Sipas ish-inspektores këto organizma kanë dobësuar me qëllim strukturat e kontrollit, çka solli edhe situatën e vjedhjes së Bankës. Baleta bëri me dije një sërë veprimesh, përmes të cilave kupola drejtuese e bankës ka penguar kontrollin financiar.

Pyetjes mbi përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Guvernatorit në vjedhjen e Bankës, Baleta i është shmangur duke theksuar se dëshmia e saj në komision nuk kishte lidhje me vjedhjen e parave por mbi çështje që kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit brenda këtij institucioni. Sipas saj, plani për përmbushjen e objektivave hasi pengesa. Auditimi duhet të jetë i pavarur por se problematikat ishin disa, nuk u zbatua programi për trajnimin e inspektorëve rekomandim edhe i FMN. Ish-inspektorja theksoi se ka pasur vonesa në strukturimin e departamentit të kontrollit, për 1 vit e gjysmë pa dhënë shpjegime dhe gjithashtu ka pasur mungesë në burime njerëzore.

Baleta u shpreh se gjatë kohës që ajo ishte në detyrë burimet në departamentin e kontrollit u kufizuan në disa aspekte, u kufizua akcesi në informacion për inspektorët e kontrollit, raste kur nuk jepej fare emri i tyre, problem profesionalizmi i audituesve, mosmarrja e përgjegjësisë së pranimit të rrezikut dhe gjithashtu ndërhyrje me anë të së cilave është cënuar pavarësia. Ish-inspektorja e cila e ka mbajtur këtë post deri në fund të vitit 2010, shprehu se shkeljet e konstatuara i ka dokumentuar dhe madje ka tentuar t’i korrigjojë duke i bërë rekomandimet përkatëse, por si këshilli ashtu dhe administratorët e bankës i kanë hedhur poshtë rekomandimet.

Baleta: Duhet ta zgjidhë Kuvendi, është në konflikt interesi
Punësimi i të afërmve të politikanëve në BSH, përbën konflikt interesi ndaj edhe Kuvendi duhet ta zgjidhë këtë problem. Kjo ka qenë deklarata e ish-Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Teuta Baleta teksa është pyetur nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë lidhur me punësimet e familjarëve të anëtarëve të Kuvendit në BSH. Sipas Baletës, kuvendi duhet të ketë të njëjtin reagim përball ligjit duke mos shkelur dispozita të ligjit të konfliktit të interesit njësoj siç kërkon respektimin e ligjeve në çështjet e raportimit dhe respektimit të ligjeve nga anëtarët e Bankës së Shqipërisë.

“Punësimin e të afërmve të politikanëve në BSH duhet ta zgjidhë Kuvendi, meqë vetë ky institucion ka deklaruar se një pjesë e të afërmve të anëtarëve të Kuvendit janë të punësuar në BSH. Mendoj se në konflikt interesi më tepër është Kuvendi. Ky institucion duhet të reagojë në rrethana të tilla të mos shkelë dispozitat e ligjit të konfliktit të interesit. Besoj se ai ligj vepron edhe mbi anëtarët e Kuvendit”, u shpreh Baleta. Disa prej deputetëve të Kuvendit kanë pohuar se heshtja e politikës përball skandalit të vjedhjes të vjedhjes së parave ka ardhur për shkak se një pjesë e mirë e deputetëve kanë të afërmit e tyre të punësuar në BSH. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën