BSH: Në 6-mujorin e II të 2014 
problem mbeten kreditë e këqija

BSH: Në 6-mujorin e II të 2014 <br />problem mbeten kreditë e këqija
TIRANE - Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku shqyrtoi dhe miratoi “Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014” dhe “Deklaratën e Stabilitetit Financiar” për të njëjtën periudhë, si pjesë të tij.
 
Nën drejtimin e Guvernatorit Gent Sejko në mbledhje është vlerësuar se gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2014, gjendja dhe ecuria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar u paraqit e qëndrueshme.

BSH ka vlerësuar se vëllimi i aktivitetit është zgjeruar dhe situata financiare është përmirësuar me tej. Siç bëhet e ditur, Këshilli Mbikqyrës thekson se cilësia e portofolit të kredisë është përmirësuar në fund të vitit, ndonëse niveli i kredive me probleme vazhdon ende në nivele të larta.

Pikërisht për BSH problem mbeten ende kreditë e këqija, i cilësuar edhe si shqetësimi kryesor për financat e vendit. Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë, nënvizon se së bashku me qeverinë shqiptare dhe në bashkëpunim me FMN-në, do të angazhohet në nismën për të rishikuar procesin e administrimit dhe të zgjidhjes së kredive me probleme, në të gjitha aspektet e tij, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë e të qëndrueshme.

Në vazhdim, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë analizoi dhe miratoi ndryshimet e propozuara në lidhje me:

* Rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”.
* Rregulloren “Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga bankat dhe degët e bankave të huaja”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE