BSH: Ndjesia e bizneseve dhe familjeve po vjen duke rënë

Ndërkohë që sinjalet nga ekonomia sa vjen e përmirësohen, papunësia ka qenë në ulje dhe konsumi në rritje, nga një vëzhgim periodik i Bankës së Shqipërisë del se, në të kundërt me pritshmëritë, besimi që kanë individët dhe biznesi në ecurinë e ekonomisë ka shënuar një rënie të fortë në tremujorin e dytë të vitit.

Besimi ka rënie në gjithë sektorët e biznesit si industri, ndërtim, shërbime, tregti, ndërsa edhe pritshmëritë nuk janë pozitive. Si bizneset, po ashtu edhe  individët dhanë vlerësim negativ për situatën e tyre financiare të pritshme, të ardhurat e shpenzimet dhe blerjet e mëdha.


( Kliko këtu ) për tablet e plota me treguesit e vrojtimit të biznesit dhe konsumatorit

Ndjesia ekonomike

Sipas Vrojtimit të Biznesit dhe Konsumatorëve, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 9.9 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018. Dinamika e treguesit pasqyroi si rënien e besimit të biznesit, ashtu edhe atë të konsumatorëve. Megjithatë, niveli i TNE-së, prej rreth 106.6, vazhdon të qëndrojë mbi mesataren afatgjatë të tij.

Shërbimet

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSh) ishte ai që shënoi rënien më të madhe në tre muaj, me 8.9 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë. Megjithatë, TBSh-ja mbetet ende 9 pikë përqindje mbi mesataren historike të saj. Niveli më i ulët i treguesit u përcaktua kryesisht nga rënia e balancës së kërkesës, me 15.9 pikë përqindje dhe, në një masë më të vogël, nga rënia e balancës së ecurisë së biznesit, me 1.9 pikë përqindje.

Edhe balancat e tjera të vrojtimit si gjendja financiare, pritjet për kërkesën dhe punësimin në tremujorin e ardhshëm, rezultuan të përkeqësuara. Ndërkohë, balanca e punësimit dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënuan rritje. Kjo rënie kaq e theksuar bie ndesh me zhvillimin që ka marrë aktualisht shërbimi në fushën e turizmit, hotelerisë dhe bar-restoranteve.

Industria

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) shënoi rezultatin e dytë më të keq si sektor, duke rënë me 3.7 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë. Me gjithë rënien e shënuar, TBI-ja vazhdon të qëndrojë rreth 6.2 pikë përqindje mbi mesataren historike të saj. Kjo dinamikë e treguesit reflektoi përkeqësimin e të tre balancave formuese të tij prodhimit, me 8.2 pikë përqindje; kontratave porositëse, me 2.2 pikë përqindje dhe gjendjes së inventarëve, me 0.6 pikë përqindje. Rënie shënuan edhe balancat e tjera, si gjendja financiare, kontratat porositëse nga eksportet, si edhe pritjet për ecurinë e prodhimit dhe punësimit në tremujorin e ardhshëm.

Tregtia

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) ra me 3.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke vijuar të qëndrojë mbi mesataren historike të tij me 2.2 pikë përqindje. Rënia e TBT-së pasqyroi kryesisht përkeqësimin e balancës së pritjeve për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, me 6.7 pikë përqindje. Balanca tjetër formuese e treguesit, ecuria e biznesit, qëndron rreth 0.1 pikë përqindje më lart vlerës së një tremujori më parë. Përsa i takon balancës së punësimit në tremujorin në analizë, ajo shënoi rritje, ndërkohë që ecuria e biznesit në tremujorin e ardhshëm qëndroi në të njëjtin nivel me tremujorin e mëparshëm. Në të kundërt, balanca e gjendjes financiare rezulton të ketë rënë.

Ndërtimi

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) vazhdoi rënien edhe gjatë tremujorit të dytë, duke qenë 1.9 pikë përqindje poshtë nivelit të shënuar një tremujor më parë. Kjo ecuri e zhvendosi treguesin rreth 8.4 pikë përqindje nën mesataren historike të tij. Edhe në këtë tremujor, rënia e TBN-së u drejtua nga përkeqësimi i balancës së kontratave porositëse, me 4.2 pikë përqindje, ndërkohë që balanca tjetër përbërëse, aktiviteti ndërtues, shënoi rritje të lehtë me 0.5 pikë përqindje. Midis balancave të tjera, rënie shënuan edhe balancat e lidhura me gjendjen financiare dhe punësimin. Ndërkohë, balanca e pritjeve për punësimin në tremujorin e ardhshëm rezultoi e përmirësuar.

Konsumatorët

Treguesi i besimit konsumator (TBK) vazhdoi të bjerë në tremujorin e dytë, me 1.8 pikë përqindje. Kjo dinamikë rënëse e zhvendosi treguesin lehtësisht më poshtë mesatares historike të tij, me 0.2 pikë përqindje. Niveli më i ulët i TBK-së u ndikua nga rënia e të katër balancave përbërëse të tij, me përkatësisht: 3.8 pikë përqindje situata financiare e pritur e familjes, 2.6 pikë përqindje situata e të ardhurave dhe shpenzimeve, 0.6 pikë përqindje blerjet e mëdha dhe 0.3 pikë përqindje situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend.

Analiza

Rënia e besimit në tremujorin e dytë të vitit duket deri-diku paradoksale, po të kemi parasysh se përgjithësisht statistikat makroekonomike dhe sidomos treguesit e prodhimit dhe punësimit janë në përmirësim të ndjeshëm. Për tremujorin e parë të vitit, ekonomia u rrit me 4.45%, shumë më mirë se parashikimet, sado që e ndikuar sidomos nga rritja e përkohshme e prodhimit energjetik. Ndërkohë, sipas Instat-it, papunësia ka zbritur në 12.5%, niveli më i ulët i regjistruar nga statistikat zyrtare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë