Banka e Shqipërisë: Në Tiranë shitja e pronave dhe çmimet u rritën në 2017

Banka e Shqipërisë: Në Tiranë shitja e pronave dhe çmimet u rritën në 2017

Foto ilustruese

Banka e Shqipërisë zhvilloi një anketim me agjencitë e Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin dhe vërejti se në gjysmën e dytë të vitit 2017, vëllimi i shitjeve të raportuara në zonën qendrore të Tiranës ishte shumë më i lartë se periudhat e mëparshme, ndërkohë që çmimet u rriten me 0.7% ndaj 6-mujorit të parë 2017, raportoi banka e Shqipërisë.

Për zonat bregdetare, agjentët kanë raportuar çmime mesatare 30% më të ulëta se në periudhën bazë (2013) dhe 7% më të ulëta se gjashtëmujori i kaluar. Për zonat e tjera agjentët kanë raportuar një rritje mesatare të çmimeve të shitjes me 5%, kundrejt periudhës së kaluar dhe rreth 20% më të larta se periudha bazë.

Agjentët raportojnë numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka shënuar rënie; balanca neto ishte pozitive, duke treguar më pak prona të pashitura, për herë të tretë rresht që nga koha e fillimit të vrojtimit, pavarësisht se me vlera më të moderuara në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar.

Koha mesatare e shitjes së pronave në rang vendi ishte mesatarisht 12.2 muaj ose rreth 2.3 muaj më e gjatë se në gjashtëmujorin e kaluar.

Për Tiranën, subjektet e intervistuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 8.2 muajsh. Kjo kohë shitjeje ishte më e shkurtër krahasuar me 9.5 muaj të raportuar në gjashtëmujorin e kaluar.

Për zonën e bregdetit koha e shitjes është rritur ndjeshëm nga 11.7 muaj në rreth 19.3 muaj dhe e njëjta ecuri vlen edhe për zonat e tjera; subjektet kanë raportuar rritje të qenësishme të kohës së shitjes në krahasim me periudhën paraardhëse; nga 9.7 muaj në 14 muaj.

Sipas agjentëve, rreth 80% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar, të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kjo shifër shënon rritje të lehtë në krahasim me vlerën prej 72% të raportuar në periudhën paraardhëse. Pjesa e çmimit të shitjes së pronës që është mbuluar me kredi (LTV) vlerësohet rreth 61%, më e ulët nga 64% në krahasim me periudhën e mëparshme. Agjentët kanë pritshmëri pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe janë ndjeshëm më optimistë për periudhën më afatgjatë (deri në dy vjet).

Numri i pronave që pritet të regjistrohen për shitje gjatë periudhës në vazhdim, pritet të shënojë rënie. Agjentët presin rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme. Balanca neto ishte pozitive (9.2%), duke reflektuar optimizëm nga ana e agjentëve. Kjo balancë ka vlerë të përafërt me atë të raportuara gjatë periudhës së kaluar (11.4%)

Banka e Shqipërisë e bëri vlerësimin e situatës në tregun e pasurive të paluajtshme përmes vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 agjentë imobiliarë (që tregtojnë pasuri të
paluajtshme) dhe shoqëri ndërtimi, të cilët përfaqësojnë rreth 75-80% të popullatës së këtyre subjekteve për nga madhësia e aktivitetit. Banka e Shqipërisë realizon hartimin e pyetësorit si edhe hedhjen dhe përpunimin e rezultateve, ndërkohë që
Instituti i Statistikave mbulon investimin në terren, proceset kryesore të kampionimit dhe kontrollin fizik të pyetësorëve të plotësuar. Monitor 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi