TIRANË, 18 Dhjetor /ATSH/- Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së ka deklaruar se politika monetare do të vazhdojë të mbetet në kahun stimulues edhe gjatë tremujorëve në vazhdim.
Sipas BSH-së, kërkesa e ulët për financim ishte reflektuar në ecurinë e brishtë të kredidhënies, që kishte bërë që sinjalet pozitive të muajve të verës për një rigjallërim të kredisë, të mos konfirmoheshin edhe për muajin shtator.
Ndërsa rigjallërimi i kredisë pritet të jetë gradual dhe në përputhje me rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik.
Këshilli Mbikëqyrës vendosi sot në mbledhjen e radhës, pas analizimit të zhvillimeve të fundit ekonomike në tregun vendas, se norma bazë e interesit të qendrojë në nivelin 2.25 për qind, duke shënuar një rekord historik.
Ndërsa BSH deklaroi se ky vendim synonte krijimin e kushteve më të mira për financimin e aktivitetit ekonomik për konsum dhe investimeve private. e,xh//m.m/










